By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 13,8 MILIARD Lekë fitimi i bareve e restoranteve në Shqipëri për vitin 2023
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > 13,8 MILIARD Lekë fitimi i bareve e restoranteve në Shqipëri për vitin 2023
Ekonomi

13,8 MILIARD Lekë fitimi i bareve e restoranteve në Shqipëri për vitin 2023

admin
Last updated: 12/08/2025 18:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm gjatë vitit 2023, të ardhurat e bizneseve në këtë sektor arritën në 80.7 miliardë lekë, ose afërsisht 800 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 17% krahasuar me vitin e kaluar. Fitimi neto për këtë periudhë kap shifrën e 13.8 miliardë lekëve, që përbën rreth 17% të xhiros vjetore.

Rritja e të ardhurave nuk është e re, pasi dekada e fundit ka shënuar një trend pozitiv të qëndrueshëm. Megjithatë, ritmi u përshpejtua ndjeshëm pas vitit 2017, kur zhvillimet në turizëm, veçanërisht në zonat bregdetare, u bënë më intensive shkruan Monitor. Pandemia e viteve 2020-2021 solli një rënie të përkohshme për shkak të kufizimeve, por sektori u rimëkëmb shpejt, duke regjistruar një rritje të fortë në 2022 dhe 2023.

Dy janë arsyet kryesore të këtij suksesi:

  1. Turizmi në rritje – Numri i vizitorëve të huaj po shtohet çdo vit, duke nxitur konsumin në restorante dhe bare.
  2. Çmimet më të larta – Pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë, kostot e ushqimeve dhe pijeve u rritën ndjeshëm. Vetëm në vitin 2023, inflacioni në grupin “ushqime” kaloi 13%, ndërsa rritja më e madhe u shënua tek gatimet me bazë mishi, një nga pikat më të forta të kuzhinës shqiptare.

Kuzhina shqiptare, një përzierje unike e shijeve mesdhetare dhe vendase, mbetet një “perlë e pazbuluar” e Mesdheut. Me ndikime osmane, italiane dhe ballkanike, ajo dallon nga vendet e tjera të rajonit për shkak të nivelit më të ulët të komercializimit, duke ofruar potencial të madh për rritje të mëtejshme.

Rritja e interesit për turizmin gastronomik, përvoja autentike dhe ushqime tradicionale, po e kthen Shqipërinë në një pikë të nxehtë për turistët që kërkojnë shije unike. Megjithatë, ekspertët theksojnë se për të shfrytëzuar plotësisht këtë potencial, nevojiten standarde më të larta shërbimi, trajnime profesionale për stafin dhe një strategji më e gjerë për promovimin e kuzhinës tradicionale shqiptare.

You Might Also Like

Kërkohet zbatimi i plotë i Eurokodeve në ndërtim

Çmimet e karburanteve në Evropë thyejnë rekorde: Ku renditet Maqedonia?

Vasilevo me investime prej 150 milionë denarësh: Po ndërtohen rrugë, kanalizime dhe infrastrukturë

Dimitreska-Koçoska në udhëtim pune në SHBA, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Nju Jork

Rënie e numrit të të punësuarve në industri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dashuria në epokën e WhatsApp-it. Filozofi shpjegon se si teknologjia ul fuqinë e një marrëdhënieje
Next Article Hyjnë në fuqi 9 masa të reja, investime deri në 50% në bujqësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?