Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, do të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Delegacioni do të qëndrojë në vizitë pune në Antalia të Republikës së Turqisë nga 10 deri më 13 nëntor 2026, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve, në kuadër të Konferencës së 31-të të Palëve (COP31) të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

