By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 17 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Republikën Demokratike të Kongos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > 17 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Republikën Demokratike të Kongos
Bota

17 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Republikën Demokratike të Kongos

admin
Last updated: 26/09/2026 16:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kongo, 26 shtator argument.mk/ – Të paktën 17 persona, mes tyre dy gjeneralë të ushtrisë, kanë humbur jetën në rrëzimin e një avioni të premten në jugperëndim të Republikës Demokratike të Kongos, njoftuan autoritetet të shtunën, transmeton Anadolu.

Aksidenti ka ndodhur në Kenge, kryeqytetin e provincës Kwango.

“Ndryshe nga bilanci fillestar prej 13 viktimash, zbuluam 16 trupa të rriturish dhe trupin e një foshnjeje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17”, u tha gazetarëve në Kenge Remy Saki, zëvendësguvernatori i Kwangos.

Sipas Sakit, avioni i vogël i operuar nga kompania Tracep u ishte nisur nga aeroporti i Kikwit në orën 13:50 me destinacion Kinshasën, kur është rrëzuar rreth orës 14:05 sipas kohës lokale dhe mori flakë.

Ai shpjegoi se bilanci është rishikuar pasi është vënë nën kontroll zjarri në rrënojat e avionit.

Mes viktimave ishin edhe dy gjeneralë të ushtrisë, të cilët po udhëtonin në një mision zyrtar: gjeneral-lejtnant Joseph Mutombo, presidenti i parë i Gjykatës së Lartë Ushtarake, dhe gjeneral-lejtnant Lucien-Rene Likulia, auditori i përgjithshëm i ushtrisë, njoftoi ushtria në një deklaratë.

Në një postim në platformën sociale amerikane X, zyra e presidentit tha se presidenti Felix Tshisekedi ka udhëzuar autoritetet kompetente të zhvillojnë një hetim të plotë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

Presidenti shprehu “ngushëllimet e tij më të sinqerta dhe më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave, si dhe për të gjitha forcat e sigurisë”.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Bangkoku shpallet zonë fatkeqësie, përmbytjet paralizojnë kryeqytetin e Tajlandës

Moti i keq përmbyt Bankokun, autoritetet shpallin gjendje katastrofe në të gjitha distriktet e kryeqytetit tajlandez

Stuhia e fuqishme godet SHBA-në, mbi 40 milionë njerëz përballen me reshje dhe përmbytje

Në kufirin kroato-slloven, mbyten në lumë 5 emigrantë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deponia e Bukovës, problem i vazhdueshëm për banorët e Ohrit
Next Article 606 shkelje nga drejtuesit e trotineteve gjatë gushtit, policia konfiskon 18 mjete
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?