By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 606 shkelje nga drejtuesit e trotineteve gjatë gushtit, policia konfiskon 18 mjete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 606 shkelje nga drejtuesit e trotineteve gjatë gushtit, policia konfiskon 18 mjete
Maqedoni

606 shkelje nga drejtuesit e trotineteve gjatë gushtit, policia konfiskon 18 mjete

admin
Last updated: 26/09/2026 16:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 shtator argument.mk/ – Drejtuesit e trotinetëve elektrikë vazhdojnë të mbeten shqetësim për lëvizjet në komunikacion. Vetëm gjatë muajit gusht, në të gjithë vendin, janë konstatuar 606 shkelje nga drejtuesit e mjeteve të lehta elektrike, ndërsa 18 trotinetë elektrik janë konfiskuar për vetëm 30 ditë.

Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve, 162 shkelje janë shqiptuar për mosmbajtjen e jelekut reflektues gjatë drejtimit të mjetit të lehtë elektrik gjatë natës, 134 për mosshfrytëzimin e shtegut për biçikleta ose këmbësorë, 59 për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse, 45 për transportimin e dy personave, ndërsa 20 raste kanë të bëjnë me drejtimin e mjeteve të lehta elektrike nga persona të mitur.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, 606 shkeljet e muajit gusht janë regjistruar në të gjithë territorin e vendit.

“Numri më i madh i shkeljeve është konstatuar në territorin e qytetit të Manastirit, me gjithsejte 236 raste, pasuar më pas në territorin e Shkupit me 97 raste, në qytetin e Strumicës 82 raste, në Ohër me 57, në Tetovë me 27, në Veles me 18, në Shtip me 13 dhe në territorin e qytetit të Kumanovës janë regjistruar 7 raste. Njësia Mobile për Sigurinë në Trafik ka konstatuar edhe 69 shkelje tjera”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

• Manastir: 236 shkelje, Shkup: 97, Strumicë: 82.
• Ohër: 57 shkelje, Tetovë: 27, Veles: 18.
• Shtip: 13 shkelje, Kumanovë: 7, ndërsa Njësia Mobile për Sigurinë në Trafik ka konstatuar 69 shkelje.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme shtojnë se për të gjitha rastet janë ndërmarrë masat përkatëse dhe janë shqiptuar sanksione në përputhje me ligjin. Nga ana tjetër qytetarët kërkojnë rregulla më të rrepta dhe rrugë të veçanta për përdoruesit e trotineteve elektrik.

”Është katastrofë, rrezikojnë sigurinë në trafik por edhe rrezikojnë veten. (0:28 – 0:37)”Duhet të dënohen nëse ka rregullore ligjore duhet të dënohen që të vendoset rregull”, tha një qytetar.

”Vetëm gjoba më të larta pasi nuk kanë as helmeta e asgjë, ja edhe ky me biçikletë njëjtë. Duhet shteti të bëjë rrugë të veçanta ku të lëvizin, e jo vetëm dënime por duhet diçka të bëhet”, tha një qytetar tjetër.

”Mendoj se duhet të kemi rregulla edhe më të rrepta për të gjithë ata që lëvizin pa kontrolle dhe me shpejtësi të lartë e sidomos për ata që janë të mitur”, u shpreh qytetarja.

Problem shtesë mbeten edhe trotinetet elektrikë që jepen me qira në Shkup. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ende po shqyrtojnë nëse kompanitë do të duhet t’u përshtaten rregullave të reja dhe të sigurojnë pajisje mbrojtëse, si helmetat dhe jelekët reflektues.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 17 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Republikën Demokratike të Kongos
Next Article Pastrohen mbeturinat pranë Qeverisë, por fekalet vazhdojnë të derdhen në Vardar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?