By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 2 milionë euro kishin fituar 11 fajdexhinjtë e arrestuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 2 milionë euro kishin fituar 11 fajdexhinjtë e arrestuar
Maqedoni

2 milionë euro kishin fituar 11 fajdexhinjtë e arrestuar

admin
Last updated: 24/10/2025 12:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se 11 persona janë arrestuar për fajde dhe pastrim parash, ndërsa një person tjetër është ende në kërkim.

“MPB ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër B.K. (35), i cili aktualisht është i pakapshëm për organet e ndjekjes, dhe kundër të ndaluarve: Lj.Lj. (29), D.V. (29), A.T. (29), D.Lj. (32), M.V. (25), M.N. (36), A.T. (32), Z.A. (42), për të cilët ekziston dyshim i bazuar se, si bashkautorë ose ndihmës, kanë kryer dy vepra penale. Ndërsa M.K. (73), P.K. (41) dhe G.S. (46) dyshohen për veprën penale ‘pastrim parash dhe përfitimesh të tjera nga vepra penale’”, thuhet në njoftim.

Sipas MPB-së, nëntë nga të dyshuarit, që nga fillimi i vitit 2022 e deri më sot, janë organizuar në një grup kriminal që ka dhënë para me marrëveshje, duke kërkuar përfitime të pabarabarta në para, pasuri ose pronë të paluajtshme.

“Duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të viktimave, atyre u kanë dhënë hua me kamatë mujore prej 5% deri në 15% për çdo vonesë. Nga viktimat kanë kërkuar që t’u kthejnë paratë e huazuara me kamatën e llogaritur ose të paguajnë çdo muaj shumën e kamatës. Kur nuk kanë qenë në gjendje të shlyenin borxhin, të dyshuarit kanë kërkuar që ata t’u dorëzonin ose t’i vinin peng pronat e tyre, duke i regjistruar në emër të ndonjërit prej të dyshuarve. Pagesat janë bërë drejtpërdrejt përmes të dyshuarve ose nëpërmjet transfertave bankare nga llogaria e viktimës në llogarinë e ndonjërit prej tyre”, sqarohet në komunikatë.

MPB saktëson se shumat e mëdha të parave që viktimat ua kanë kthyer të dyshuarve janë futur në llogaritë e tyre bankare ose në sef, pas së cilës përfitimet e paligjshme janë futur në qarkullim financiar ligjor. Ekziston dyshimi i bazuar se, në të njëjtën periudhë, të dymbëdhjetë të dyshuarit dhe një person juridik, si grup i organizuar për pastrim parash, kanë përfituar kundërligjshëm 125.033.527 denarë (rreth 2 milionë euro) nga veprimtaria e fajdesë.

“Një pjesë e parave të përfituara, që të dyshuarit i kanë marrë në disa raste nga persona fizikë në llogaritë e tyre ose në dorë, janë përdorur për të krijuar përshtypjen se mjetet janë fituar në mënyrë të ligjshme – përmes transaksioneve drejt llogarive të personave juridikë dhe fizikë, për shpenzime personale, për blerjen e pasurive të paluajtshme e të luajtshme dhe për një mënyrë jetese luksoze. Një pjesë e madhe e parave është tërhequr në të holla”, përfundon njoftimi i MPB-së.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Kulla e gënjeshtrave u shemb më 19 tetor
Next Article LSDM: VMRO është në panik se do të fitojmë më shumë komuna sesa fituan ata në vitin 2017

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?