By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 20 vjet krenari në Shkup, Komuna e Çairit shënon dy dekada nga vendosja e shtatores së Skënderbeut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 20 vjet krenari në Shkup, Komuna e Çairit shënon dy dekada nga vendosja e shtatores së Skënderbeut
Maqedoni

20 vjet krenari në Shkup, Komuna e Çairit shënon dy dekada nga vendosja e shtatores së Skënderbeut

admin
Last updated: 28/11/2026 14:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe festive për 28 nëntorin, Komuna e Çairit po shënon 20-vjetorin e vendosjes së shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Shkup.

Në vitin 2006, me iniciativën e kryetarit të atëhershëm dhe aktual të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në Shkup u vendos shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, një simbol i rëndësishëm i identitetit, historisë dhe krenarisë kombëtare shqiptare.

Në shenjë të këtij jubileu të veçantë, Komuna e Çairit ka organizuar një sërë aktivitetesh që ndërthurin kulturën, artin, muzikën dhe traditën shqiptare.

Aktivitetet festive kanë nisur më 24 nëntor 2026, me shënimin e 20-vjetorit të SH.F. “Kongresi i Manastirit” në Çair. Ndërkaq, më 25 nëntor, në Teatrin Shqiptar në Shkup u mbajt mbrëmja me këngë qytetare, ku para publikut u prezantuan Miranda Hashani dhe Selami Kolonja.

Programi vazhdon edhe gjatë ditëve në vijim. Sonte, në Teatrin Shqiptar në Shkup, mbahet koncerti i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, ndërsa nesër, në Filharmoninë e Shkupit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë koncertin e Rona Nishliut së bashku me New Orchestra.

Kulmi i aktiviteteve do të jetë më 28 nëntor, në kuadër të manifestimit qendror për Ditën e Flamurit, nën moton “20 vjet Krenari”. Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të organizohet program festiv me pjesëmarrjen e këngëtares Edona Llalloshi, si dhe aktivitete të shumta rinore.

Ky jubile shënon jo vetëm dy dekada nga vendosja e shtatores së Skënderbeut në Shkup, por edhe një simbolikë të veçantë të kujtesës historike, identitetit kombëtar dhe krenarisë shqiptare, që përmes aktiviteteve kulturore përcillet te brezat e rinj.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gilberto Mora ka çmimin e caktuar, tri gjigantët evropianë në garë për talentin meksikan
Next Article Ndërprerje të rrymës në disa pjesë të lagjes Kozle dhe rrugën Varshavska

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?