By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > 20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë
Opinione

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë

admin
Last updated: 28/11/2026 15:16
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Nga Ermal Peçi

28 Nëntori nuk është vetëm një datë krenarie, por një ditë që shkon përtej simbolikës së flamurit tonë kombëtar. Është krejt e natyrshme që Shqipëria të vishet kuq e zi, por krenaria për përkatësinë tonë duhet të jetë pjesë e përhershme e ndërgjegjes kombëtare.

Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje këtë nëntor është mënyra se si Shkupi ka festuar. E nuk flas vetëm për një ditë, por për një javë të tërë festimesh, pjesë e të cilave pata mundësinë të isha edhe vetë.

Në një aktivitet të organizuar në Çair, komunën që drejtohet nga Izet Mexhiti, me rastin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit, u përcoll një mesazh me domethënie të veçantë: Gjuha shqipe është amaneti ynë!

Shkupi nuk u mjaftua me vendosjen e flamujve nëpër rrugë, por ndërtoi një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, artistike dhe atdhetare, duke u afruar shpirtërisht edhe më shumë me Prishtinën dhe Tiranën.

Nga zërat e Miranda Hashanit, Selami Kolonjës dhe Rona Nishliut, te Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve, nga skena e Teatrit Shqiptar deri te aktivitetet në shkollën “Liria” dhe gjimnazin “Zef Lush Marku”, çdo organizim kishte një emërues të përbashkët: kultivimin e identitetit shqiptar.

Por ndoshta pamjet më të bukura ishin ato të fëmijëve në shkollat e Çairit, të cilët, me kostume tradicionale, flamuj në duar, këngë patriotike dhe recitime në gjuhën shqipe, i dhanë festës një domethënie edhe më të thellë.

Kur sheh një fëmijë të veshur me kostumin tradicional shqiptar në zemër të Shkupit, kupton se historia jonë nuk është thjesht një e kaluar që duhet kujtuar, por një trashëgimi që duhet jetuar dhe përcjellë ndër breza.

Në këtë atmosferë nuk mund të anashkaloj as rolin e Izet Mexhitit, drejtuesit të Çairit dhe një prej figurave drejtuese të VLEN-it, pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut. Ajo që meriton të vlerësohet është përpjekja për ta zhvendosur patriotizmin nga retorika politike te investimi në kulturë, arsim, gjuhë dhe kujtesë historike.

Merita e një drejtuesi nuk matet vetëm me numrin e aktiviteteve që organizon, por me aftësinë për të bashkuar komunitetin rreth vlerave të përbashkëta. Këtë nëntor, Mexhiti arriti të bashkonte rreth festës artistë, intelektualë, mësues, nxënës dhe qytetarë.

Festimet e këtij viti marrin një domethënie të veçantë, pasi përkojnë me 20-vjetorin e ngritjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Shkup.

Dy dekada më parë, kur Çairi drejtohej po nga Izet Mexhiti, figura e heroit tonë kombëtar zuri vend në hapësirën publike të qytetit. Sot, ajo shtatore nuk është thjesht një monument prej bronzi, por një dëshmi e rrënjëve historike dhe e qëndresës së shqiptarëve në Shkup.

Përtej kulturës, afrimi ndërmjet shqiptarëve duhet të marrë edhe një dimension institucional dhe ekonomik. Lehtësimi i lëvizjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes projektit “One Stop Shop” është një hap në këtë drejtim. Afërsia kombëtare nuk duhet të mbetet peng i fjalimeve festive, por duhet të konkretizohet në jetën e përditshme të qytetarëve.

Identiteti shqiptar në Shkup nuk është një identitet i importuar, por një trashëgimi historike dhe pjesë e pandashme e vetë qytetit. Kultivimi i tij nuk përjashton kulturat e tjera, përkundrazi, pasuron karakterin shumëetnik të shoqërisë.

Ndoshta edhe ne në Tiranë duhet të marrim një leksion nga mënyra se si shqiptarët e Shkupit e festuan këtë nëntor. Sepse, ndërsa ne shpesh mjaftohemi me simbolikën e flamurit, ata na kujtuan se patriotizmi nuk është një emocion që zgjat 24 orë, por një përgjegjësi e përditshme ndaj kombit dhe brezave që vijnë.

Njëzet vjet më parë, shqiptarët e Shkupit e ngritën Skënderbeun mbi një piedestal. Këtë nëntor, ata dëshmuan se Skënderbeu nuk jeton vetëm në bronz, por në gjuhën që flasin, në këngët që këndojnë dhe në dashurinë për kombin që u trashëgojnë fëmijëve të tyre.

You Might Also Like

Dosje voluminoze me 6 akuza: Ja emrat që janë vënë nën “lupën” e SPAK për çështjen “Spiropali”

Mehazi: Gjuha verimaqedonase dhe jo maqedonase, nëse shqiptarët me përqindje edhe ata me përqindje

Evropa e ndryshon matjen e suksesit turistik, Maqedonia ende i numëron turistët

Nga bashkimi elektoral te një PLATFORMË e qëndrueshme e përbashkët për Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës
Next Article Bekim Sali: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Zoti e bekoftë kombin shqiptar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?