By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > 27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb
Kosovë

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

admin
Last updated: 12/06/2026 15:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – 27 vite më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një kapitull të ri historik me hyrjen e forcave të NATO-s dhe largimin e forcave serbo-jugosllave, duke shënuar fundin e një periudhe të rëndë të dhunës, represionit dhe spastrimit etnik ndaj popullsisë civile shqiptare.

Me rastin e përvjetorit të kësaj dite historike, Ambasada e Kosovës në Gjermani ka publikuar fotografi nga momentet e para të lirisë, duke rikthyer kujtimet e ditës kur Kosova nisi rrugëtimin e saj drejt paqes, demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve shtetërore.

“Pamjet në këto fotografi sjellin kujtimet e ditës kur Kosova nisi epokën e lirisë, 27 vite më parë. Më 12 qershor 1999, me hyrjen e trupave të NATO-s, përfshirë Bundeswehr-in gjerman, dhe tërheqjen e forcave serbo-jugosllave, mori fund një periudhë e rëndë e dhunës, represionit dhe spastrimit etnik ndaj popullsisë civile të Kosovës, për të nisur kështu rrugëtimin drejt paqes, demokracisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt”, thuhet në postimin e ambasadës.

Më tej, përfaqësia diplomatike e Kosovës ka shprehur respekt dhe mirënjohje për sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.

“Në këtë ditë të veçantë, me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtojmë lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin vendimtar të aleatëve për lirinë, paqen dhe sigurinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të rënëve për liri! Mirënjohje e përhershme për miqtë dhe aleatët tanë”, theksohet në postim.

Ndërkohë, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar rëndësinë e këtij momenti për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane ka nderuar qëndrueshmërinë e qytetarëve të Kosovës dhe ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme për të ardhmen e vendit.

“27 vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Përvjetori i 12 qershorit vazhdon të mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës, duke simbolizuar fundin e luftës, kthimin e shpresës dhe fillimin e rrugës drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

You Might Also Like

Numërimi i votave në Ambasada drejt fundit, LVV e para me mbi 83 %, PDK 7.11%, LDK 6.74 %, AAK 1.98%

Bajram Begaj në kremtimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Presidenti: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

Me nderime ushtarake varroset ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Haxhiu dekoron komandantin Adem Shehi me “Urdhrin e Lirisë” në Ditën e Çlirimit

Zulfaj në Helsinki kërkon mbështetjen e Finlandës për avancimin e Kosovës në BE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASK publikon raportin, kush po e mban gjallë ekonominë e Kosovës
Next Article Prokuroria Publike me reagim: Zgjidhja e re ligjore nuk është hap reformues
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?