By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASK publikon raportin, kush po e mban gjallë ekonominë e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ASK publikon raportin, kush po e mban gjallë ekonominë e Kosovës
Kosovë

ASK publikon raportin, kush po e mban gjallë ekonominë e Kosovës

admin
Last updated: 12/06/2026 15:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e parë të vitit 2026, sipas aktiviteteve ekonomike dhe qasjes së shpenzimeve, duke bërë të ditur se ekonomia e vendit ka shënuar rritje reale prej 5.43 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, rritja ekonomike është mbështetur nga performanca pozitive e shumicës së sektorëve ekonomikë, ndërsa kontributin më të madh e kanë dhënë administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale.

“BPV-ja në TM1 2026 shënon rritje reale për 5.43%, krahasuar me TM1 2025”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndër aktivitetet ekonomike që kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sektori i administratës publike dhe mbrojtjes, sigurimit social të detyrueshëm, arsimit, shëndetësisë dhe aktiviteteve të punës sociale ka regjistruar rritjen më të lartë, prej 22.11 për qind.

Po ashtu, rritje është evidentuar në sektorin e arteve, argëtimit dhe çlodhjes, si dhe në aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbimeve të tjera, me 13.11 për qind.

Sektorët e tjerë që kanë kontribuar në rritjen ekonomike janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 4.76 për qind, aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, së bashku me shërbimet administrative dhe mbështetëse me 3.52 për qind, si dhe industria nxjerrëse, përpunuese, furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ujë, si dhe menaxhimi i mbeturinave me 3.34 për qind.

Sipas ASK-së, rritje kanë shënuar edhe informacioni dhe komunikimi me 3.02 për qind, ndërtimtaria me 2.52 për qind, bujqësia, pyjet dhe peshkimi me 2.47 për qind, industria përpunuese me 2.32 për qind, si dhe tregtia me shumicë dhe pakicë, transporti, magazinimi dhe aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 2.11 për qind.

Ndërkohë, aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë regjistruar një rritje më modeste prej 0.31 për qind.

Sa i përket qasjes së shpenzimeve, ASK bën të ditur se eksporti i mallrave dhe shërbimeve ka shënuar rritjen më të lartë, prej 17.26 për qind.

“Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje janë: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve 17.26%; Formimi i bruto kapitalit 3.01%; Importi i mallrave dhe shërbimeve 5.02%; Shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 16.53%”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër, rënie është regjistruar te shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucioneve jofitimprurëse që u shërbejnë familjeve (NPISH), të cilat kanë pësuar një ulje prej 0.91 për qind.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se ekonomia e Kosovës ka ruajtur ritmin e rritjes edhe në fillim të vitit 2026, ndonëse konsumi i familjeve ka shfaqur shenja ngadalësimi krahasuar me komponentët e tjerë të aktivitetit ekonomik.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Interi negocion transferimin e yllit të Real Madridit gjatë verës
Next Article 27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?