By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 3 muaj pa rroga 17 të punësuarit në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve – Mexhiti premton se sot do të lëshohen ato
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 3 muaj pa rroga 17 të punësuarit në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve – Mexhiti premton se sot do të lëshohen ato
Maqedoni

3 muaj pa rroga 17 të punësuarit në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve – Mexhiti premton se sot do të lëshohen ato

admin
Last updated: 07/04/2025 13:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 prill – Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti paralajmëron se gjatë ditës së sotme do të lëshohen rrogat për 17 të punësuarit në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, të cilët për shkak të ndryshimeve të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, siç alarmoi Alsat, tre muaj kanë mbetur pa rrogë.

“Ndërsa për rrogat mendoj që sot marrin rrogën e parë dhe në mënyrë etapore do t’i marrin edhe dy të tjerat”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.

Ndryshimet e Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese të miratuara në dhjetor, të gjitha inspektorateve ua heq statusin juridik dhe i vendos nën kompetenca të Ministrive. Këtë, e pësoi dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve edhe pse statusi i tij juridik garantohet me nene të posaçme në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligji për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve. Mexhiti, për këtë paralajmëron se gjatë javës së ardhshme do të propozohet zgjidhje e re ligjore për të rregulluar statusin e Inspektoratit që të mos jetë në kuadër të Ministrisë, por të jetë në kuadër të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.

“Inspektorati i Gjuhëve për shkak që ka të bëjë me identitetin, që ka të bëjë me gjuhët, mendojmë që vlerësimi i VLEN-it është që duhet të jetë në kuadër të Agjencisë së Gjuhëve sepse janë dy institucione komplementare që plotësojnë njëra tjetrën dhe besoj që për këtë do të dalim me zgjidhje ligjore brenda kësaj jave”, u shpreh Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.

Prej 1 janarit të këtij viti, sipas ligjeve në fuqi Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve është në një situatë absurde – edhe ka, edhe nuk ka status juridik.

Ministria e ka marrë buxhetin e Inspektoratit, i mbulon shpenzimet vijuese, por deri tani nuk ka lëshuar rroga pasi nuk është rregulluar statusi i të punësuarve të pasi të njëjtit duhet të bëjnë transferim në Ministrinë e Drejtësisë.

Por edhe kjo nuk mund të bëhet, pas Ministria e Financave nuk jep pajtueshmëri, pikërisht për shkak se nuk janë harmonizuar ligjet.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nga mesnata ulet çmimi i derivateve të naftës
Next Article Reagim ndaj deklaratës së Hristijan Mickoskit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?