By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagim ndaj deklaratës së Hristijan Mickoskit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reagim ndaj deklaratës së Hristijan Mickoskit
Maqedoni

Reagim ndaj deklaratës së Hristijan Mickoskit

admin
Last updated: 07/04/2025 13:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup 7 prill – Në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit, i cili tha se “BDI duhet të sjellë ide kreative” dhe se “ankesat për degradimin e situatës janë vetëm mbrojtje e korrupsionit,” ne dëshirojmë të theksojmë qartë dhe prerë:

Situata e shqiptarëve sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut po rikthehet në atmosferën para vitit 2001.

Edhe atëherë, askush nuk donte të dëgjonte ankesat autentike të shqiptarëve. Në vend të kësaj, këto ankesa legjitime cilësoheshin si aspirata separatiste e irredentiste.

Kudo përhapeshin naracione se “shqiptarët janë në pozitë të mirë” — ndërsa në realitet ishin të shtypur, të përjashtuar dhe të padukshëm në institucionet shtetërore.

Vetëm pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, bota e pa të vërtetën: shqiptarët ishin realisht të margjinalizuar dhe të diskriminuar në mënyrë sistematike.

Sot, 20 vite më vonë, po përsëritet e njëjta përpjekje për të heshtur ankesat legjitime të shqiptarëve — por me një narrativë të re.

Jo më “separatistë” apo “irredentistë”, por “të korruptuar”. E njëjta përmbajtje, vetëm se me mbulesë të re.

Një tentativë e vjetër për ta relativizuar të vërtetën, për ta shpërqendruar debatin dhe për të mbuluar një realitet që është i prekshëm për çdo qytetar.

Nëse Kryeministri kërkon ide kreative, atëherë po i propozojmë disa:
• Mos e prek Marrëveshjen Kornizë të Ohrit – ajo është themeli i bashkëjetesës dhe garancia për barazi.
• ⁠Mos e prek ligjin e gjuhës shqipe
• Le të bëjmë vetting të plotë për të gjithë funksionarët nga viti 1991 e deri më sot – të hetohen pasuritë, burimet dhe mënyra se si janë fituar.
• Të rihapet procesi i privatizimit – që të zbardhet sesi u plaçkit pasuria publike dhe kush përfitoi prej saj.

Këto janë idetë kreative që i nevojiten vendit.
Jo fjalë të mëdha për të mbuluar padrejtësitë e reja, por guxim për të përballur të vërtetat e vjetra.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 3 muaj pa rroga 17 të punësuarit në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve – Mexhiti premton se sot do të lëshohen ato
Next Article “Jo” – Kështu përgjigjet Mickoski kur pyetet për rikonstruim të Qeverisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?