By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 300 mijë denarë dëmshpërblim për një banor nga rajoni i Kërçovës i sulmuar nga ariu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 300 mijë denarë dëmshpërblim për një banor nga rajoni i Kërçovës i sulmuar nga ariu
Maqedoni

300 mijë denarë dëmshpërblim për një banor nga rajoni i Kërçovës i sulmuar nga ariu

admin
Last updated: 24/02/2026 18:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Një banor nga rajoni i Kërçovës do të marrë 300.000 denarë kompensim për dhimbjet fizike dhe frikën e përjetuar, pasi ishte sulmuar dhe plagosur nga një ari, transmeton “Sloboden Peçat”.

Incidenti ka ndodhur në gusht të vitit 2022, kur burri po kthehej në këmbë nga ara drejt shtëpisë së tij. Sipas të dhënave, pa asnjë provokim është sulmuar nga kafsha e egër, e cila e ka rrëzuar dhe e ka kafshuar. Gjatë sulmit ai ka pësuar lëndime në anën e djathtë të ballit dhe të tëmthit, si dhe mavijosje në pëllëmbët e duarve dhe në kofshë.

Pas ngjarjes është shtruar në spitalin e Prilepit, ku plagët i janë trajtuar në mënyrë kirurgjikale dhe ka marrë edhe vaksinën kundër tërbimit. Për shkak të pasojave nga sulmi, ka kërkuar edhe ndihmë psikiatrike. Sipas konstatimeve mjekësore, dhimbjet me intensitet të lartë kanë zgjatur rreth dhjetë ditë, veçanërisht në zonën e kokës dhe të pëllëmbëve.

Gjykata Themelore në Kërçovë fillimisht i kishte caktuar 350.000 denarë për dëmin jomaterial. Megjithatë, pas ankesës, rasti është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit në Gostivar, e cila e ka ulur dëmshpërblimin në 300.000 denarë.

Me vendimin përfundimtar, të dëmtuarit i janë ndarë 100.000 denarë për dhimbje fizike, 100.000 denarë për frikën e përjetuar, 50.000 denarë për zvogëlim të aktivitetit të përgjithshëm jetësor dhe 50.000 denarë për dhimbje shpirtërore për shkak të shëmtimit.

You Might Also Like

Mësimi dual sjell revolucion në arsim

50 kamionë të tonazheve të rënda janë bllokuar në Qafë Thanë

Shkupi dhe Tirana kryesojnë listën e qyteteve më të ndotura

Në mungesë t ë ujitë të pijshëm, gastronomët në Strugë ankohen për ulje të numrit të vizitorëve

Gjendet i ngordhur një rrëqebull në rrugën Ohër-Resnjë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendet i ngordhur një rrëqebull në rrugën Ohër-Resnjë
Next Article Shefi i NATO: Nuk ka paqe në Evropë pa paqe të vërtetë në Ukrainë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mësimi dual sjell revolucion në arsim
Maqedoni TOP LAJM
50 kamionë të tonazheve të rënda janë bllokuar në Qafë Thanë
Maqedoni Shqipëri
Shira të rrëmbyeshëm e stuhi në Brazil, 22 viktima, një qytet shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota
Shkupi dhe Tirana kryesojnë listën e qyteteve më të ndotura
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?