By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 33 vjet nga tragjedia ajrore në Ohër: 116 viktima, shumica e udhëtarëve ishin shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 33 vjet nga tragjedia ajrore në Ohër: 116 viktima, shumica e udhëtarëve ishin shqiptar
Maqedoni

33 vjet nga tragjedia ajrore në Ohër: 116 viktima, shumica e udhëtarëve ishin shqiptar

admin
Last updated: 28/11/2026 13:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 20 nëntor, Argument – Sot, më 20 nëntor, shënohet 33-vjetori i një prej tragjedive më të rënda ajrore në historinë e Maqedonisë së Veriut. Më 20 nëntor të vitit 1993, një aeroplan i kompanisë ajrore “Avioimpex” u rrëzua në afërsi të aeroportit të Ohrit, duke shkaktuar vdekjen e 116 personave, mes të cilëve kishte edhe shumë shqiptarë nga Kosova.

Aeroplani i tipit Yakovlev Yak-42D po realizonte fluturimin nga Gjeneva e Zvicrës drejt Shkupit. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në kryeqytet, fluturimi ishte devijuar drejt aeroportit të Ohrit, ku gjatë përpjekjes për ulje ndodhi tragjedia.

Në bordin e aeroplanit ndodheshin 108 udhëtarë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Nga aksidenti humbën jetën 115 persona, ndërsa udhëtari i vetëm që fillimisht kishte mbijetuar ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra, duke e çuar numrin përfundimtar të viktimave në 116.

Një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve ishin shqiptarë nga Kosova, të cilët jetonin dhe punonin në Zvicër dhe po udhëtonin drejt vendlindjes për t’u bashkuar me familjarët e tyre.

Kjo tragjedi la pas dhimbje të thellë te familjet e viktimave dhe mbetet një nga ngjarjet më të rënda në historinë e aviacionit në vend.

Edhe pas 33 vjetësh, 20 Nëntori mbetet një datë e dhimbshme për familjarët dhe të afërmit e 116 personave që humbën jetën në këtë aksident tragjik.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qytetarët çdo ditë e më tepër i ikin udhëtimit me autobus
Next Article Dr. Florin Deari shpjegon gjithçka që duhet të dini për shëndetin e rrugëve urinare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?