By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-trajneri i Barcelonës konfirmon se klubi nuk i ka kryer ende obligimet financiare ndaj tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ish-trajneri i Barcelonës konfirmon se klubi nuk i ka kryer ende obligimet financiare ndaj tij
Sport

Ish-trajneri i Barcelonës konfirmon se klubi nuk i ka kryer ende obligimet financiare ndaj tij

admin
Last updated: 17/09/2024 11:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka thënë se ai ende po pret që Barcelona t’i paguajë atij shumën e plotë të parave që i kanë borxh.

Edhe katër vite pas largimit të tij, ka ende një pjesë të parave që blaugranasit i detyrohen teknikut spanjoll.

Setien, i cili ka qenë në krye të Barcelonës nga janari deri në qershor të vitit 2020, foli në një intervistë për El Larguero, duke shpjeguar se ai nuk ka hequr dorë tërësisht nga futbolli.
Setien fillimisht qartësoi se ai nuk është pensionuar zyrtarisht nga futbolli, por as nuk po i mungon që të rikthehet në stol. Sidoqoftë, ai e ka lënë derën e hapur për një rikthim të mundshëm nëse i ofrohet ndonjë projekt serioz.

Vlen të theksohet se hera e fundit kur ai kishte qenë i punësuar ishte tek Villarreali, një pozitë të cilën e ka mbajtur deri në shtator të vitit 2023, kur edhe u shkarkua.

Tani, vite më vonë, Setien thotë se është ende duke u ballafaquar me pasojat financiare gjatë kohës sa ishte pjesë e blaugranasve.

Ai ka përmendur se pagesa e fundit nga klubi do të bëhet në fund të këtij muaji, një situatë e cila ai ka thënë se është zvarritur më gjatë se sa që pritej.

“Unë ende nuk i kam marrë të gjitha paratë. Pagesa e fundit do të bëhet në fund të këtij muaji”, ka thënë Setien.

You Might Also Like

“Koha për të thënë lamtumirë”, ylli i Chelseas konfirmon largimin – Blutë marrin mbi 30 milionë euro

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Harry Kane fiton Këpucën e Artë të Evropës për herë të dytë

Napoli nuk bindet, refuzon ofertën e Fenerbahces për yllin e skuadrës

Barcelona pajtohet me largimin e Ferran Torres te PSG-ja, ia vendos çmimin yllit spanjoll

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPERTK kërkon ndihmë nga Kuvendi i Kosovës – RTK në krizë dhe nevojë për reforma të menjëhershme
Next Article INPO reagon për trajtimin me “urgjencë” të projekt buxhetit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?