By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SPERTK kërkon ndihmë nga Kuvendi i Kosovës – RTK në krizë dhe nevojë për reforma të menjëhershme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SPERTK kërkon ndihmë nga Kuvendi i Kosovës – RTK në krizë dhe nevojë për reforma të menjëhershme
Maqedoni

SPERTK kërkon ndihmë nga Kuvendi i Kosovës – RTK në krizë dhe nevojë për reforma të menjëhershme

admin
Last updated: 17/09/2024 11:43
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), ka dërguar një letër të rëndësishme drejtuar Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të siguruar mbështetje dhe stabilitet për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Letra vjen në prag të përvjetorit të 25-të të themelimit të RTK-së dhe evidenton disa probleme kritike që prekin këtë medium publik.

Në letër, SPERTK thekson se RTK është në kushte “shumë të rënda të punës”, duke e cilësuar situatën si “afër shkatërrimit”. Problemet kryesore të identifikuara janë: mungesa e ligjit të ri, mungesa e pronës dhe mungesa e financimit të përhershëm e të pavarur.

SPERTK bën thirrje për një “stabilitet financiar e ligjor”, duke kërkuar që Kuvendi të miratojë ligjin e ri për RTK-në, për të cilin është premtuar votim dy vite më parë.
“RTK nuk meriton buxhet të mbijetesës, por buxhet që garanton stabilitet, zhvillim e mundësi të investimeve në programe të reja,” thuhet në letër.

Njoftimi i plotë:

Letër drejtuar Kuvendit të Kosovës

Të nderuar deputete të Kuvendit të Kosovës RTK po hynë në përvjetorin e 25 të themelimit, në kushte shumë të rënda të punës, por edhe sa i përket ligjit të saj. Si çdo vit po ju shkruajmë edhe këtë herë kërkesat tona po mbeten të njëjta sepse ende problemet në RTK janë të vjetra e të njëjta.

1. Mungesa e ligjit të ri.

2. Mungesa e pronës.

3. Mungesa e financimit të përhershëm e të pavarur.

Kur po ju shkruajmë tani objektet sidomos në RTK-TV thuajse janë afër shkatërrimit, buxheti edhe ashtu i shkurtuar që pamundëson investim në program e i cili është obligim i yni i përbashkët ndaj taksapaguesve tanë.

Ju bëjmë thirrje sërish që ta ktheni vëmendjen ndaj RTK-së, t’i siguroni stabilitet financiar e ligjorë sepse ndryshe nuk do të mund të funksionojmë në situatën që jemi.

RTK nuk meriton buxhet të mbijetesës, por buxhet që garanton stabilitet, zhvillim e mundësi të investimeve në programe të reja.

Ju kërkojmë gjithashtu ta miratoni ligjin e ri për të cilin keni deklaruar se do ta votoni para dy viteve.

Nëse RTK përbën rëndësi për themeluesin Kuvendin e Kosovës, është momenti i fundit që të kthehet vëmendja ndaj RTK-së.

Në këtë letër kërkojmë nga ju që sa më parë ta kompletoni edhe bordin e RTK-së organ ky me shumë rëndësi për transmetuesin publik.

Të nderuar deputet, ne besojmë se ju do ta zgjidhni këtë situatë, ndryshe jemi të obliguar si Sindikatë përmes përfaqësuesit ligjor ta dërgojmë si lëndë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për RTK-në konkretisht pjesën ku saktësohet se sa duhet të ketë buxhet RTK, ndërsa RTK aktualisht funksionon me afro 2.2 milion me pak.

Mediumi publik është i rëndësishëm për një shtet demokratik siç është Republika jonë, andaj ju bëjmë thirrje sa më parë ta ktheni vëmendjen kah RTK dhe t’i kryeni detyrat tuaja që keni karshi RTK-së, si themelues .

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ruskoska: Departamenti i ri në kuadër të Prokurorisë Publike, nuk ka logjikë
Next Article Ish-trajneri i Barcelonës konfirmon se klubi nuk i ka kryer ende obligimet financiare ndaj tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?