By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 9 milionë euro për 1km të autostradës – Arsyetohen nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 9 milionë euro për 1km të autostradës – Arsyetohen nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore
Maqedoni

9 milionë euro për 1km të autostradës – Arsyetohen nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore

admin
Last updated: 09/02/2024 17:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ku drejtor është Ejup Rustemi nga BDI, sot është arsyetuar përse kanë paguar 9 milionë euro për vetëm 1 kilometër për autostradën Kërçovë-Ohër, shkruan Alsat.

Këtë e ka përcaktuar Enti shtetëror i revizionit.

Alsat kërkoi koment nga Ndërmarrja Publike nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për shumën e lartë dhe a e kanë ditur se për 1 kilometër janë shpenzuar 9 milionë euro nga buxheti i qytetarëve?

Prej aty na u përgjigjën se – sa kanë pasur- aq kanë shpenzuar, madje nuk i kanë shpenzuar të gjitha.

“Sipas Marrëveshjes së lidhur për realizimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër dhe 5 anekseve të nënshkruara të Marrëveshjes për realizim, janë siguruar mjete në vlerë prej 598.074.670 euro. Të realizuara në dhjetor 2023 janë 470,908,085 euro ose 78,73%. Për momentin nuk ka nevojë për mjete shtesë për realizimin e projektit”, thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Alsat ka dërguar sërish të njëjtat pyetje, por Ndërmarrja publike nuk na është përgjigjur. Rustemi dhe ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, premtuan se autostrada do të jetë gati deri më 31 dhjetor 2023. Por kjo nuk ndodhi, kështu që afati u shkel përsëri.

Si arsye kryesore të vonesës, revizioni përmend mangësitë në projekt, shpronësimin e vonuar, nevojën për dislokim të infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore.

Nuk ka pasur personel të mjaftueshëm, as makineri e pajisje. Autostrada, e gjatë vetëm 56 kilometra, është në ndërtim e sipër që nga viti 2014./ Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjilani do të modernizojë edhe rrugën që e lidh me Kumanovën
Next Article Xhaferi: Nuk diskutohet profesionalizmi i Mexhitit dhe Aliut, por dy subjekte opozitare nuk mund të ketë në Qeveri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?