By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi: Nuk diskutohet profesionalizmi i Mexhitit dhe Aliut, por dy subjekte opozitare nuk mund të ketë në Qeveri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi: Nuk diskutohet profesionalizmi i Mexhitit dhe Aliut, por dy subjekte opozitare nuk mund të ketë në Qeveri
Maqedoni

Xhaferi: Nuk diskutohet profesionalizmi i Mexhitit dhe Aliut, por dy subjekte opozitare nuk mund të ketë në Qeveri

admin
Last updated: 09/02/2024 17:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Sipas ligjit, në Qeveri nuk mund të jenë dy subjekte opozitare dhe kjo është arsyeja kryesore pse është propozuar shkarkimi i ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Nuk bëhet fjalë aspak për profesionalizmin e tyre, për të cilin kam respekt të jashtëzakonshëm, tha sot para deputetëve kryeministri teknik Talat Xhaferi, duke sqaruar kërkesën e dorëzuar për shkarkimin e këtyre dy ministrave nga ASH, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dua të përmend se propozimi për shkarkimin e ministrave nuk i referohet gatishmërisë së tyre profesionale, për të cilën kam respekt të veçantë, por sipas ligjit nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në Qeveri dhe kjo është arsyeja kryesore pse u propozua shkarkimi.

Këta dy ministra deklaruan se do të mbështesin statusin e kryetarit të partisë, se do të veprojnë si opozitë dhe sipas ligjit nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në Qeveri dhe kjo është arsyeja kryesore e propozimit për shkarkim”, tha Xhaferi.

Sipas Kushtetutës, kjo është e drejta ime dhe vendimin e merr Kuvendi, ka theksuar Xhaferi, i cili dje ka paraqitur kërkesën për shkarkimin e dy ministrave.

Mexhiti nga foltorja e Kuvendit përsëriti se ka punuar me ndershmëri dhe përkushtim. Përderisa nuk zhduken interesat politike dhe personale, tha ai, ky vend nuk do të përparojë.

You Might Also Like

Latifi në takimin e WBIF: Investimet në rrjetin e transmetimit janë investime në sigurinë energjetike të vendit

Shkollat po mbyllen, arsimtarët mbesin, për 7 vjet 17 mijë nxënës më pak

Maqedonia e Veriut me fabrikë për Inteligjencë Artificiale

Boçvarski: Premtimet e Toshkovskit për siguri dhe polici profesionale mbetën vetëm fjalë boshe

Fondi Pensional: Pensionet janë të sigurta, nuk ka rrezik për pagesat dhe shërbimet shëndetësore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 9 milionë euro për 1km të autostradës – Arsyetohen nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore
Next Article Pas 8 vitesh martesë – çifti i famshëm i jep fund martesës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Deklarata bombë e Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin
Bota
Tensione në LDK/ Baza kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
Kosovë
Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s në Turqi
Kosovë
Rama pret në Tiranë ambasadorin e ri të Turqisë, kryeministri ndan fotot me Erciyes
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?