By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 99% e të rinjve shqiptarë janë çdo ditë online, por ndër të fundit në Europë për aftësitë dixhitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > 99% e të rinjve shqiptarë janë çdo ditë online, por ndër të fundit në Europë për aftësitë dixhitale
Ekonomi

99% e të rinjve shqiptarë janë çdo ditë online, por ndër të fundit në Europë për aftësitë dixhitale

admin
Last updated: 15/07/2025 19:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të punës dhe për përfshirjen në shoqërinë digjitale, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me përgatitjen më të ulët në Europë.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm 51% e të rinjve të moshës 16–29 vjeç në Shqipëri zotërojnë aftësi digjitale bazë, përqindje që qëndron shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian (rreth 71%).

Në vendin tonë, nuk ka dallim midis gjinive – si meshkujt ashtu edhe femrat kanë të njëjtin nivel përgatitjeje dixhitale (51%). Por ndryshe nga Shqipëria, në shumicën e vendeve të BE-së femrat e reja kanë tejkaluar meshkujt për nga zotërimi i aftësive dixhitale bazë.

Në vitin 2023, në nivel BE-je kishte më shumë të reja (73%) që raportuan se zotëronin aftësi digjitale bazë krahasuar me të rinjtë meshkuj (69%). Ky trend vihet re edhe në shumicën e vendeve anëtare. Diferenca më e madhe në favor të vajzave të reja u regjistrua në Kroaci, ku 94% e tyre (krahasuar me vetëm 80% të djemve) kanë të paktën aftësi digjitale bazë.

 

 

E kundërta vihet re në pesë vende të tjera të BE-së, ku përqindja e të rinjve meshkuj me aftësi digjitale bazë është pak më e lartë se ajo e vajzave – këto vende janë Gjermania, Malta, Rumania, Estonia dhe Sllovakia.

Përdorimi ditor i internetit

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, 99% e të rinjve shqiptarë të moshës 16–29 vjeç përdorën internetin çdo ditë gjatë vitit 2024, mbi mesatarene BE-së prej 97 për qind.

Megjithatë, përqindja e popullsisë së përgjithshme që përdor internetin çdo ditë është vetëm 83%, çka krijon një hendek prej 14 pikë përqindjeje mes të rinjve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Ky hendek është më i thellë se mesatarja e BE-së (9 pikë përqindjeje) dhe tregon për një ndarje të fortë ndërbrezore në përdorimin e teknologjisë.

Krahasimisht, në vende si Irlanda apo Holanda, ku 100% e të rinjve janë online çdo ditë, edhe pjesa tjetër e popullsisë ndodhet shumë afër kësaj norme (98%), duke reflektuar një shoqëri më të digjitalizuar në tërësi.

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
Next Article Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025! Ja rregullat për rivlerësimin e pagave para dhe pas vitit 1994

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?