By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas 30 vitesh, VLEN arriti zgjidhje ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ky ligj ngre në nivel juridik parimin kushtetues të përfaqësimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Pas 30 vitesh, VLEN arriti zgjidhje ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ky ligj ngre në nivel juridik parimin kushtetues të përfaqësimit
AnalizaMaqedoniTOP LAJM

Pas 30 vitesh, VLEN arriti zgjidhje ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ky ligj ngre në nivel juridik parimin kushtetues të përfaqësimit

Redaksia
Last updated: 22/06/2025 16:05
By Redaksia 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 qershor – Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat tema aktuale në Maqedoninë e Veriut, shtrohet dilema se ky Ligj a mund të konsiderohet si sukses historik për barazi dhe integrim? Për të pasur përgjigjen e plotë e të saktë natyrshëm duhet të dimë përmbajtjen e këtij Ligji. Prandaj, në tekstin në vazhdim do të lexoni pikat kryesore e më të rëndësishme që i japin peshë dhe ndikim këtij Ligji të munguar me vite të tëra në këtë. E si pasojë e kësaj mungese në përdorim ishte një mekanizëm “mashtrues” i quajtur balancues që u mundësonte maqedonasve edhe ato pak vende të rezervuara për shqiptarët të punësohen jo shqiptarë me një deklaratë të rrejshme. Kësaj epoke mesa ngjanë i erdhi fundi, kjo periudhë do të mbetet në sirtarët e kujtesës së hidhur të këtij vendi, sepse tani mesa duket po vjen një Ligj që do të plotësojë gjithë ato mangësi të së kaluarës, shkruan Zhurnal.

Çfarë përmban konkretisht Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat?

Miratimi i ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat (PDA) përbën një moment historik për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një hap të shumëpritur drejt ndërtimit të një shteti më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe funksional. Ky ligj nuk është vetëm një akt formal legjislativ ai është shprehje konkrete e një vullneti politik për të garantuar pjesëmarrjen reale të të gjitha komuniteteve në jetën institucionale të vendit. Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka analizuar pikat kryesore të propozim ligjit në fjalë, përmes të cilave pikave kuptohet rëndësia dhe ndikimi i ligjit në praktik.

1.⁠ ⁠Formimi i trupit koordinues qeveritar si një mekanizëm i ri për mbikëqyrje dhe llogaridhënie

Për herë të parë, ky ligj parasheh krijimin e një trupi koordinues qeveritar të specializuar për zbatimin e PDA-së, i cili do të ketë rol udhëheqës në mbikëqyrjen politike të proceseve të përfaqësimit, dhe që do të kryesohet nga dy zëvendëskryeministrat shqiptar, Izet Mexhiti dhe Arben Fetai. Ky mekanizëm institucional sjell një dimension të ri të përgjegjshmërisë shtetërore dhe monitorimit të drejtë të punësimeve dhe promovimeve në administratë.

Në këtë drejtim ky parametër i jep fund vakumit institucional në zbatimin e PDA-së, duke krijuar një urë të drejtpërdrejtë ndërmjet politikës dhe administratës, dhe garanton që vendimmarrja në këtë fushë të mos mbetet e shpërndarë apo e paadresuar.

2.⁠ ⁠Metodologjia e re për planifikimin e përfaqësimit

Përmes trupit të ri koordinues, qeveria sjell një metodologji të re për planifikimin dhe zbatimin e përfaqësimit adekuat, e cila do të jetë transparente, e matshme dhe në përputhje me realitetin demografik dhe institucionet ekzistuese. Ky mekanizëm i ri do të bazohet në planifikim të integruar ndërinstitucional, duke shmangur fragmentimin e mëparshëm dhe keqinterpretimet arbitrare.

Kjo metodologji e re krijon bazën për një qasje më shkencore dhe të qëndrueshme në vendimmarrje, duke u dhënë fund spekulimeve politike dhe diskriminimit të heshtur në procesin e punësimeve publike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

3.⁠ ⁠Gjuha në letërnjoftim dhe vetëdeklarimi si mënyrë e re e përcaktimit të përkatësisë etnike

Një nga risitë më progresive të këtij ligji është që përkatësia etnike e qytetarëve do të vërtetohet ndër të tjera përmes gjuhës së evidentuar në letërnjoftim, sipas ligjit për dokumente personale, si dhe me dëshmi të tjera materiale apo vetëdeklarim vullnetar. Për shqiptarët, kjo nënkupton përdorimin e gjuhës shqipe si kriter ligjor dhe të pakontestueshëm për njohjen e përkatësisë së tyre.

Pra, ky rregullim shmang kontestimet dhe manipulimet e së kaluarës dhe i jep qytetarit dinjitetin për të deklaruar lirshëm përkatësinë e vet, duke garantuar një të drejtë themelore pa ndikuar në privatësinë apo stigmatizimin etnik.

- Advertisement -
Ad imageAd image

4.⁠ ⁠Supremacia e ligjit për PDA parasheh zbatim përfshirës dhe afat 6-mujor për harmonizim

Ligji i ri parashikon që çdo akt ligjor që prek direkt apo indirekt çështjet e përfaqësimit të komuniteteve të sillet në përputhje me këtë ligj brenda një afati prej 6 muajsh. Kjo e bën PDA-në në ligj suprem në fushën e barazisë etnike në administratë. Për më tepër, asnjë institucion nuk do të jetë më i përjashtuar nga zbatimi i këtij parimi, përfshirë institucionet e sigurisë, inteligjencës dhe mbrojtjes.

Kjo dispozitë i jep fund përjashtimeve të padrejta dhe selektive dhe e përfshin të gjithë aparatin shtetëror në përfaqësim të barabartë. Është një hap i madh për konsolidimin e barazisë reale dhe gjithëpërfshirjes në sistemin shtetëror.

Prandaj, ky ligj ngre në nivel juridik parimin kushtetues të përfaqësimit, duke zëvendësuar mekanizmin e mëparshëm të “Balancuesit”, i cili ishte shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Në vend të tij, vjen një strukturë ligjore moderne, funksionale dhe transparente që garanton përfaqësim jo vetëm numerik, por edhe cilësor, në të gjitha nivelet e administratës publike. Me këtë zgjidhje ligjore, shteti del nga kriza e mosfunksionimit dhe përçon mesazhin se barazia nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese që zbatohet në praktikë, në përputhje me standardet evropiane dhe ligjet anti-diskriminuese.

Kujtojmë që, ky ligj përfaqëson më shumë se një reformë teknike pasi është garanci politike dhe ligjore për ndërtimin e një shteti të barabartë për të gjithë. Në thelb të tij qëndron parimi i përfaqësimit të barabartë, pa cënuar profesionalizmin, meritokracinë dhe parimet e mosdiskriminimit, duke marrë parasysh realitetet demografike dhe vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, edhe lirshëm mund të konstatojmë se ky nuk është vetëm një ligj por është një kontratë e re sociale për barazi, përfaqësim dhe drejtësi. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

TAGGED: gjuha shqipe, ligji për përfaqësim, ndryshimi, shqip, vlen
Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mbahet samiti me temë “Kompanitë shumëkombëshe dhe Kina – lidhje globale, përfitime të përbashkëta
Next Article Bilgin Hajredini i reagon Sadulla Bajramit: Ku ishte ky zë kur BDI-ja për dy dekada tallte sakrificën tuaj?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?