By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së

admin
Last updated: 13/11/2026 13:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 13 nëntor, argument.mk/ – Deputetja e LDK-së, Arbena Reshitaj, ka kritikuar gjendjen në sistemin shëndetësor, duke thënë se mbi 12 mijë pacientë kanë qenë në lista të pritjes në vetëm 16 klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në fund të vitit 2025, raporton Ekonomia Online.

Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që kishte mbetur katër muaj pa terapi dhe mungesën e barnave onkologjike, Reshitaj tha se dobësitë e sistemit shëndetësor janë të pranishme nga kujdesi parësor deri te institucionet e nivelit terciar.

Ajo theksoi se kujdesi parësor shëndetësor duhet të jetë baza e sistemit, ndërsa kritikoi numrin e ulët të mjekëve që zgjedhin specializimin në mjekësi familjare.

“Sot dobësitë shtrihen pothuajse në çdo hallkë të sistemit shëndetësor. Nga qendrat e mjekësisë familjare tek spitalet rajonale e deri tek QKUK-ja, e cila, fatkeqësisht, mbingarkohet me punë. Ministria mund të flasë për reformat, nuk mund të flasë për reforma të qëndrueshme. Kur baza e sistemit vazhdon të jetë e dobët. Qytetari që nesër mund të jetë pacient me një sëmundje malinje, takimin e parë do të duhej ta kishte me mjekun familjar. Prandaj, kujdesi i parësor shëndetësor është themeli i shëndetësisë. Por mungesa e angazhimit serioz në këtë bazament të shëndetësisë e dëshmon edhe me rastin e specializantëve të cilët, ndonëse krijohet kushte dhe mundësi për specializimin në mjekësi familjare, të marrin ka 4 ose 7 vetë”, tha ajo.

Reshitaj ngriti shqetësimin edhe për listat e gjata të pritjes në QKUK, duke kërkuar përgjegjësi për pasojat që, sipas saj, pritjet e zgjatura po u shkaktojnë pacientëve.

“Kjo tregon për demotivimin apo mosmotivimin e kësaj qeverie për të krijuar mundësi që mjekët tanë ta zgjedhin edhe këtë specializim shumë të rëndësishëm. Në fund të vitit 2025, vetëm në 16 klinika të QKUK-së, të dashur qytetarë, vetëm në 16 klinika të QKUK-së, mbi 12 mije pacientë ishin në lista të pritjes. Dhe, siç e dini, vazhdojnë edhe deklaratat e mjekëve, të cilët thonë se për shkak të pritjeve të stërzgjatura, pacientëve po u përkeqësohet gjendja shëndetësore. Dhe më thoni mua, kush mori deri sot përgjegjësi për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të pacientëve të cilët kanë pritur me muaj e vite të tëra për një trajtim shëndetësor?”, tha ajo.

You Might Also Like

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit

Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Next Article Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë
Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?