By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bilgin Hajredini i reagon Sadulla Bajramit: Ku ishte ky zë kur BDI-ja për dy dekada tallte sakrificën tuaj?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bilgin Hajredini i reagon Sadulla Bajramit: Ku ishte ky zë kur BDI-ja për dy dekada tallte sakrificën tuaj?
Maqedoni

Bilgin Hajredini i reagon Sadulla Bajramit: Ku ishte ky zë kur BDI-ja për dy dekada tallte sakrificën tuaj?

admin
Last updated: 22/06/2025 16:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 qershor – Pas letrës publike të hoxhës Sadulla Bajrami ndaj VLEN-it, reagon Bilgin Hajredini udhëheqës i sektorit për arsim dhe shkencë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

“Me gjithë respektin, dashurinë dhe mirënjohjen që kam për Ju – jo vetëm si njeri i dijes dhe fesë, por si një njeri i vuajtjeve dhe përkushtimit për këtë popull – më detyron zemra dhe ndërgjegjja të them disa fjalë.

Letra juaj më tronditi. Jo sepse nuk ka të vërteta në të, por sepse u shkrua në një moment të padrejtë dhe me një drejtim të gabuar. U shkrua si kritikë për një qeveri që ka vetëm pak muaj që është në detyrë, por nuk u shkrua për ata që për 24 vite na lanë të përbuzur, të harruar, të poshtëruar dhe të tradhtuar.

Ku ishte ky zë kur BDI-ja për dy dekada tallte sakrificën tuaj?

Kur ata ndërtonin pallate mbi gjakun e idealistëve dhe nënçmonin veteranët si barrë shoqërore? Kur fëmijët tanë diskriminoheshin sistematikisht në universitete, në konkurse, në kufi, në administratë, dhe askush s’u përgjigj për këtë? Atëherë, pse heshti pena juaj?

VLEN-i mund të ketë gabime, mund të mos jetë perfekt – asnjë qeveri nuk është. Por të sulmohet tani, në momentin kur po përpiqet të kthejë drejtësinë që për 20 vite u mohua, është jo vetëm padrejtësi, por edhe ndihmë për ata që realisht na shkelën dhe na përdorën.

Po ju kujtoj me dhimbje:
• Nuk ishte VLEN që i hapi dosjet dhe i tradhtoi ushtarët,
• Nuk ishte VLEN që emëroi kriminelë në institucione,
• Nuk ishte VLEN që heshti kur dhunohej në mënyrë sistematike identiteti ynë nëpër polici e nëpër kufij.

Ndaj, ju lutem, mos i barazoni. Mos i mbuloni krimet e të djeshmëve me kritikë për të sotmit.

Edhe vetë Zoti në Kuran urdhëron drejtësi, edhe kur është kundër vetes dhe të afërmve tanë.

Unë ju dua për hir të Zotit dhe e di që flisni nga zemra e një burri të lënduar. Por ju lutem, mos lejoni që kjo dhimbje të përdoret si vegël për ata që kanë interes ta mbajnë këtë popull në plagë e në përçarje.

Drejtësia vonon, por nuk harron. Dhe Zoti është dëshmitar për gjithçka.”, ka shkruar Bilgin Hajredini

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas 30 vitesh, VLEN arriti zgjidhje ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ky ligj ngre në nivel juridik parimin kushtetues të përfaqësimit
Next Article Ibrahimi: VLEN po realizon për një vit atë që BDI nuk arriti për 22 vjet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?