By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Slaveski: Projeksionet e fundit të Bankës Popullore tregojnë përshpejtim të rritjes dhe ulje të inflacionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Slaveski: Projeksionet e fundit të Bankës Popullore tregojnë përshpejtim të rritjes dhe ulje të inflacionit
EkonomiMaqedoni

Slaveski: Projeksionet e fundit të Bankës Popullore tregojnë përshpejtim të rritjes dhe ulje të inflacionit

admin
Last updated: 23/06/2025 10:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor – Këtë vit pritet që rritja ekonomike të jetë tre për qind, ndërsa në afat të mesëm, projeksionet tregojnë rritje ekonomike prej rreth katër për qind. Skenari bazë makroekonomik tregon për një dinamikë solide të rimëkëmbjes së mëtejshme ekonomike, theksoi guvernatori Trajko Slaveski në intervistë për portalin “Pari”.

Slaveski theksoi se nxitës kryesor i rritjes janë investimet, të mbështetura nga cikli i paralajmëruar infrastrukturor publik, por edhe nga fluksi i investimeve të huaja dhe mbështetja solide e kreditit të sektorit të korporatave nga ana e bankave.

“Vitin e kaluar, investimet e huaja direkte arritën një nivel jashtëzakonisht të lartë prej rreth shtatë përqind të PBB-së, gjë që me siguri do t’i japë një shtysë pozitive ekonomisë në përgjithësi. Gjithashtu, edhe në tregun e kredisë është e dukshme mbështetja kreditore në rritje e kompanive. Ajo që mund të shohim përmes të dhënave është rritja e vazhdueshme si e të ardhurave të disponueshme të popullsisë ashtu edhe e financimit kreditor të konsumit të amvisërive. Prandaj, ky komponent i kërkesës do të ketë gjithashtu një kontribut pozitiv në rritje. Në rrethana të një mjedisi të jashtëm disi më pak të favorshëm, këtë vit sektori i eksportit pritet të ketë një normë modeste rritjeje dhe të rimëkëmbet gradualisht në periudhën në vijim, thotë Slaveski, duke vënë në dukje se ka edhe rreziqe pozitive në rritje, ku disa nga investimet e paralajmëruara në infrastrukturë nuk janë përfshirë plotësisht në projeksionet. Megjithatë, në afat të mesëm, pritet ndikim pozitiv nga anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në Zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA), si dhe nga Plani i ri i BE-së për rritje të Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me inflacionin, ai nënvizon se revizioni i normës së projektuar të inflacionit është i moderuar dhe është bërë vetëm për këtë vit.

“Ky korrigjim pasqyron dinamikën disi më të fortë të rritjes së çmimeve që nga fillimi i vitit, kryesisht në çmimet e produkteve ushqimore, por edhe revizionet për lëvizje të disa çmimeve të importit në bursat botërore në periudhën e ardhshme. Në afat të mesëm, projeksioni nuk ka pësuar ndryshime, përkatësisht edhe më tej pritet që inflacioni të ulet në mesataren historike prej dy për qind. Me këtë rrugë të projektuar për inflacionin vendas, pritet që hapësira në raport me inflacionin në eurozonë, e cila tashmë është ulur ndjeshëm krahasuar me atë të vitit 2022, të vazhdojë të ngushtohet, theksoi guvernatori, duke potencuar se Banka Popullore do të vazhdojë të veprojë drejt arritjes së stabilitetit të çmimeve, në koordinim me politikën fiskale.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Suard: Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Next Article Asnjë përmbarues nuk mbeti pa licencë në RMV, ndërsa vetëm një u gjobit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?