By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane
Kulturë

Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane

admin
Last updated: 23/06/2025 10:58
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

– Vështrim për librin e Daut Dautit Britain, the Albanian Question and the Fall of the Ottoman Empire, 1876-1914 [Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane 1876-1914], botuar nga shtëpia e njohur botuese, Bloomsbury Academic –

Nga: Robert C. Austin, profesor në Universitetin e Torontos / Canadian Slavonic Papers
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Ky është një libër i shkëlqyer. Pikë. Dauti është një autor dhe studiues i jashtëzakonshëm, puna e të cilit për periudhën para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë tashmë është e njohur gjerësisht. Ky botim, tejet i kuptueshëm dhe i lehtë për t’u lexuar, është plot me të xhevahire që na ndihmojnë të kuptojmë se si mbijetuan (por, rrallëherë lulëzuan) shtetet e vogla në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë.

Fokusi te Britania është çelësi i origjinalitetit të librit. Dauti ka të drejtë kur thekson se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte interesa të mëdha apo të drejtpërdrejta në Shqipëri, dhe pikërisht kjo ishte arsyeja se pse shqiptarët shpresuan për ndihmë prej saj. Kush më mirë sesa një fuqi e paanshme për t’i shpëtuar ata nga fqinjët e këqij? Sidoqoftë, aty ku Dauti pasuron njohurinë tonë për atë periudhë është pikërisht roli që luajti Mbretëria e Bashkuar në çështjet shqiptare.

Pasi përshkruan shqiptarët më 1878 me themelimin e Lidhjes së Prizrenit, Dauti analizon se si u pasqyrua e gjithë kjo në Londër dhe në Stamboll. Dauti e vendos politikën e jashtme britanike ndaj shqiptarëve brenda pozicioneve liberale dhe konservatore. Liberalët e shihnin fenë si “një element thelbësor në ngritjen e ndjenjës kombëtare në Ballkan” (32). Kjo qasje nuk paralajmëronte gjë të mirë për shqiptarët me shumicë myslimane, pasi Britania i paramendonte të krishterët si të jetonin në një shtet “barbar” mysliman. Për më tepër, siç shton Dauti, udhëtarët britanikë që kishin ndikim shpeshherë i kishin sharë shqiptarët.

Më vonë, edhe prezantimi në shtyp i Luftërave Ballkanike (1912-1913) pasqyronte këtë mënyrë të të menduarit dhe ishte haptazi antimysliman në pothuajse çdo aspekt. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe myslimanët e tjerë ua bënë jetën të vështirë rilindësve shqiptarë, siç tregon historia e pasojave të revolucionit xhonturk. Elita shqiptare shpejt e kuptoi se “Xhonturqit janë bijtë e të vjetërve” (94). Gjuha shqipe, çelësi i idesë kombëtare shqiptare, meqenëse feja nuk mund të shërbente si faktor unifikues, u shtyp nga një kërcënim tjetër kombëtar: turqizmi.

Sa për Britaninë, kur shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike gjërat nuk u përmirësuan, pasi mbizotëroi qasja liberale dhe lufta u pa në thelb si një luftë e drejtë për të çliruar të krishterët.

Duke parë se gjithçka ishte kundër shqiptarëve, është e jashtëzakonshme që ata arritën pavarësinë. Kjo histori, megjithëse e treguar mirë më parë, rrëfehet sërish me vështrime të reja nga Dauti. Përderisa Shqipëria dhe shqiptarët kishin qenë kryesisht dytësorë për Britaninë, më 1912 gjërat ishin ndryshe. Shqipëria nuk mund të injorohej.

Në kapitullin 7, “Ballkani për popujt ballkanikë”, më pëlqeu shumë shkrimi i Dautit mbi kontributin e Edith Durhamit në çështjen shqiptare. Për të qenë i sinqertë, nuk lodhem kurrë nga analiza e saj shpesh therëse dhe e drejtpërdrejt për Ballkanin dhe shqiptarët në veçanti. Edhe pse fillimisht mendonte se rajoni kishte nevojë për një sundimtar të krishterë, më vonë u bë mbështetëse e kauzës kombëtare shqiptare, të cilën e shihte si qendrore për zgjidhjen e problemit ballkanik.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në fund, ishte Austro-Hungaria ajo që shpëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ishte e vetmja fuqi gjatë Konferencës së Londrës që tregoi se mund të shkonte në luftë për Shqipërinë.

Në anën e shqiptarëve ishte parlamentari dhe diplomati i palodhur britanik, Aubrey Herbert, i cili me këmbëngulje mbrojti parimin etnik në përcaktimin e kufijve të rinj të Shqipërisë – kufij të cilët, në fund, sipas Herbertit, fatkeqësisht u dhanë atyre vetëm “shkëmbinj, gryka dhe përrenj malorë” (147). Britania, siç vëren Dauti, nuk kishte interes për një Shqipëri etnike që përfshinte të gjithë shqiptarët dhe qëndroi besnike ndaj synimeve të veta strategjike.

Kur Konferenca e Londrës përfundoi punën në gusht të vitit 1913, gjithçka që i duhej ishte të gjente ndonjë princ të papunë gjerman për të sunduar vendin. Herberti paralajmëroi me zgjuarsi se gjetja e dikujt që ishte i përshtatshëm do të ishte punë e vështirë. Ai i shkroi vëllait të vet: “Çdo princ do të ishte budalla ta pranonte po ta dinte vështirësinë, dhe edhe më budalla po të mos e dinte” (151). Kështu filloi një varg i gjatë e budallenjve që sunduan Shqipërinë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

E pavarur, por e privuar nga tokat e rëndësishme shqiptare, vendi pa të zbehej mbështetja për procesin e shtetndërtimit. Ana pozitive ishte se sovraniteti i shkurtër të cilin Shqipëria arriti më 1913, padyshim e shpëtoi nga zhdukja pas Luftës së Parë Botërore.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Krasniqi-Nisma: Të gjitha partitë kanë përgjegjësi, qytetarët meritojnë zgjidhje e jo histeri
Next Article VLEN: Maqedonia e Veriut gjithmonë angazhohet për paqe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?