Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj
gjithë jetën
derisa ecja
andej këndej
kam dëgjuar zëra –
zakonisht janë dy vetë
që më afrohen:
“Jezu, shikoje atë tip!”
ose
“pashë Zotin, a e pe atë çudë?”
kjo ndodh në vetëshërbime
në hipodrom
në vendparkingje
në dyqane të mëdha
ose kur sall shëtis
teposhtë rrugës:
“hej, a e pe atë tip?”
është e qartë se është edhe një mënyrë
tjetër se si do të duhej të duket një person.
i kam bërë të më shajnë
derisa kaloj:
“ai bir bushtre!
a e pe atë bastard të hamamtë?”
unë vazhdoj të eci.
s’më ka mbetur tjetër
gjë.