By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prof. Dr. Ali Pajaziti, fitues i Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Prof. Dr. Ali Pajaziti, fitues i Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2026
Kulturë

Prof. Dr. Ali Pajaziti, fitues i Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2026

admin
Last updated: 28/11/2026 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prof. Dr. Ali Pajaziti, profesor në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore është njëri nga fituesit e Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2026, në fushën e edukimit dhe arsimit.

Vendimi për ndarjen e këtij çmimi u bë i ditur më 26 nëntor nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të vendimit të Këshillit për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit”.

Çmimi Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit” përfaqëson mirënjohjen më të lartë shtetërore për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor, si dhe në veprimtaritë sociale me interes publik.

Prof. Dr. Ali Pajaziti është një emër i njohur në fushën e sociologjisë, me një veprimtari të gjatë akademike, shkencore dhe publicistike. Kontributi i tij përfshin studime në sociologji, antropologji, religjion, etikë, identitet dhe transformime shoqërore, si dhe një numër të konsiderueshëm botimesh dhe punimesh shkencore.

Në vitin 2022, sipas raportit të AD Scientific Index, Prof. Dr. Pajaziti ishte ndër studiuesit e renditur më lart në Maqedoninë e Veriut në fushën e sociologjisë, me 320 citime shkencore.

Universiteti i Evropës Juglindore e përgëzon Prof. Dr. Ali Pajazitin për këtë vlerësim të lartë shtetëror, duke i uruar suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij akademike dhe shkencore.

You Might Also Like

SHQIPONJA

Veshjet popullore shqiptare bëjnë bashkë Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë

“Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare prezantohet për herë të parë në skenën e Edinburgut

Strategji e re për një ofertë turistike konkurruese

ELEGJI PËR VETEN

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Next Article Agim Islami fillon vitin e 19-të në burg, padrejtësisht pas hekurave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?