By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fetë e barabarta por jo edhe nxënësit, medresantët pasqyrë e dështimit të barazisë në RMV!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Fetë e barabarta por jo edhe nxënësit, medresantët pasqyrë e dështimit të barazisë në RMV!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Fetë e barabarta por jo edhe nxënësit, medresantët pasqyrë e dështimit të barazisë në RMV!

admin
Last updated: 26/06/2025 10:54
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – Nga njëra anë flitet për integrim, reforma dhe barazi nga ana tjetër zvarritet me dekada një problem që lidhet drejtpërdrejt me të drejtën themelore për arsim dhe barazi për qytetarët e këtij vendi, vetëm pse ata i përkasin një komuniteti fetar tjetër nga ai dominues. Ky është realiteti i Maqedonisë së Veriut në vitin 2025, një shtet që aspiron Bashkimin Evropian, por që ende nuk ka arritur të ndëshkojë diskriminimin institucional dhe të tejkalojë paragjykimet e thella strukturore, shkruan Zhurnal.

Medresantët pasqyra reale e barazisë së këtij shteti –

Çështja e medresantëve dhe pamundësia e tyre për të vazhduar studimet në universitetet publike është më shumë se një problem arsimor. Ajo është një simptomë e një sëmundjeje të rëndë hipokrizia shtetërore në raport me të drejtat e barabarta. Për vite me radhë, shqiptarët myslimanë që përfundojnë shkollimin në Medresenë “Isa Beu” janë përjashtuar nga mundësia e regjistrimit në universitete publike, pavarësisht se ndjekin një shkollë të njohur nga vetë Ministria e Arsimit. Dhe, më ironikja është që edhe kur paraqiten “zgjidhje”, ato rezultojnë mashtrime elektorale.

Kujtojmë se, vetëm vitin e kaluar ish-kryeministri teknik, Talat Xhaferi, u shfaq krah për krah me kreun e BFI-së Shaqir Fetahu, duke proklamuar një “zgjidhje përfundimtare”. Dhe megjithatë, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë këtë vendim si antikushtetues dhe në kundërshtim me parimet e shtetit laik. Kjo tregon se jo vetëm që zgjidhja nuk ishte e qëndrueshme, por se ishte ndërtuar mbi baza të dobëta ligjore dhe politike për përfitime të përkohshme dhe jo për drejtësi e zgjidhje afatgjate.

Sot, qeveria aktuale me iniciativë të zëvendëskryeministrit, Izet Mexhiti, ka publikuar një draftligj të ri që synon të institucionalizojë këtë çështje përmes një ligji të posaçëm. Sipas tij, më nuk do të ketë manipulime politike, por një zgjidhje ligjore. Nëse zbatohet me përpikëri, ky ligj do të kërkojë që planprogramet e shkollave fetare qoftë Medreseja, qoftë shkolla teologjike ortodokse të përputhen me standardet e arsimit të mesëm në vend dhe të përgatisin nxënësit për maturë shtetërore, duke u hapur rrugën për universitet publik. Ky është një hap i vonuar, por i domosdoshëm.

Por pyetja që lind natyrshëm është se pse u deshën mbi 30 vite që të hidhej ky hap? Pse u diskriminuan me mijëra të rinj shqiptarë dhe myslimanë në emër të “sekularizmit”, ndërkohë që shkollat teologjike ortodokse gëzonin të drejta të plota dhe pranime të garantuara në sistemin e arsimit të lartë?

Ky nuk është sekularizëm kjo është një formë e kamufluar e diskriminimit. Dhe nuk është vetëm problem i së kaluarës është ende sot e kësaj dite i gjallë, sepse mungesa e barazisë në qasje, në njohje dhe në standarde po shkatërron besimin e qytetarëve në drejtësinë e shtetit.

Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron me të vërtetë të jetë një shtet evropian, atëherë duhet të ndërtojë një demokraci që nuk i ndan qytetarët në “të barabartë” dhe “më pak të barabartë”, varësisht nga përkatësia fetare. Sepse nuk mund të ketë integrim real evropian në një vend ku edhe vetë arsimimi ndëshkohet kur buron nga një sistem që nuk përputhet me shumicën kulturore ose etnike.

Në këtë kontekst, pyetja e madhe mbetet se kujt i shërben ky diskriminim? A mos është një mënyrë për të penguar që nxënësit të zgjedhin medresenë? Apo ndoshta një strategji e heshtur për t’i penguar të rinjtë e këtij komuniteti të avancojnë në karrierë përmes rrugës më të drejtë të arsimit?

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nëse vërtet dëshirojmë një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, atëherë duhet të garantojmë kushte të barabarta për të gjithë nxënësit pa marrë parasysh nëse studiojnë në Medrese apo në ndonjë gjimnaz të zakonshëm. Ligji i ri është një mundësi për ta bërë këtë, por vetëm nëse mbetet larg kalkulimeve politike dhe implementohet me ndershmëri e përkushtim institucional. Drejtësia nuk duhet të jetë privilegj për shumicën. Ajo duhet të jetë themel i pakushtëzuar për çdo qytetar të këtij vendi pavarësisht gjuhës që flet apo Zotit që i lutet. Vetëm atëherë Maqedonia e Veriut do të mund të pretendojë me integritet se është një demokraci moderne dhe evropiane. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bllokada në Kuvend, Koci i bën thirrje Kurtit të ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar
Next Article Franca interceptoi dronë që synonin Izraelin përpara armëpushimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?