By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhja e Avokatit të Popullit – Noka: Të jetë në rend të ditës, Peleshi: Në shtator
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhja e Avokatit të Popullit – Noka: Të jetë në rend të ditës, Peleshi: Në shtator
Shqipëri

Zgjedhja e Avokatit të Popullit – Noka: Të jetë në rend të ditës, Peleshi: Në shtator

admin
Last updated: 26/06/2025 11:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka kërkuar sot gjatë seancës plenare që në punimet e Kuvendit në këtë sesion parlamentar të përfshihen edhe diskutimet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Noka tha se në këtë sesion ka qenë parashikuar që të votohen kandidaturat për Avokatin e Popullit, por sipas tij është tejkaluar çdo procedurë e nevojshme parlamentare dhe çdo afat.

“Në një bisedë me kryetarin e grupit parlamentar të PS është lënë që pas zgjedhjeve, kandidaturat të kalohen për votim. Në kalendarin e këtyre dy javëve nuk ekziston votimi i kandidaturave të Avokatit të Popullit. Respektoni rregulloren, futeni në rend të ditës votimin e kandidaturave për Avokatin e Popullit”, tha Noka.

Nga ana e saj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se nuk ka asnjë informacion që është rënë dakord me grupet parlamentare, apo që ka pasur diskutime mbi emrat apo emrin e Avokatit të Popullit për t’u votuar në seancë.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi u shpreh se ka kërkuar që të bëhet me transparencë procesi i zgjedhjes së krerëve të institucioneve të pavarura.

“Pra, të ulemi, të dëgjojmë propozimet e opozitës duke respektuar edhe traditën që propozimet vijnë nga opozita. Por, mazhoranca ka të drejtën që përpara se të votojë të njihet me të gjithë, të bëjë një diskutim dhe të arrihet dakordësia. Të gjitha propozimet e ardhura që kanë kaluar procesin deri në komisione janë të propozuara nga opozita dhe për këtë arsye ne duhet të zhvillonim bisedime. Kam bërë një bisedë me Nokën në një nga seancat dhe e lamë që ta rimarrim pas zgjedhje. Ka ngelur vetëm një seancë dhe duket më e mundshme që procesi të rimerret në shtator”, tha Peleshi.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bardhi kërkon raportimin e institucioneve të pavarura, Spiropali: Janë kalendarizuar
Next Article Ambasadori britanik, Abbott: Reforma zgjedhore të garantojë një fushë të barabartë për të gjithë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?