By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: BDI as që ka qenë e interesuar për zgjidhje ligjore për përfaqësimin e drejtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: BDI as që ka qenë e interesuar për zgjidhje ligjore për përfaqësimin e drejtë
Maqedoni

Mexhiti: BDI as që ka qenë e interesuar për zgjidhje ligjore për përfaqësimin e drejtë

admin
Last updated: 26/06/2025 21:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mungesën e një ligji për përfaqësim të drejtë në institucionet shtetërore. Ai ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke i konsideruar përgjegjës për mungesën e zgjidhjeve ligjore në këtë drejtim, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas Mexhitit, balancuesi nuk ka qenë ligj, por një mekanizëm informal që është përdorur për të maskuar mungesën e vërtetë të një kornize ligjore. “Balancuesi nuk ishte ligj por mungesë ligji. Prandaj u shfuqizua,” shkruan Mexhiti.

Ai akuzoi BDI-në se nuk ka pasur asnjëherë vullnet për të sjellë një ligj të mirëfilltë për përfaqësim të drejtë, duke ironizuar me angazhimet e saj në çështje të tjera. “Ata nuk mund të bënin ligj sepse luanin futboll nëpër zyrat e ministrive. Ishin të angazhuar për ta blerë Soravinën dhe për të ndërtuar perandorinë e bixhozit përmes Lotarisë,” shkruan Mexhiti.

Ai përfundon duke theksuar se “BDI asnjëherë nuk ka qenë e interesuar për përfaqësim të drejtë”, pasi, sipas tij, mungesa e rregullimit ligjor u ka shërbyer për të manipuluar procesin e punësimeve në këmbim të votave.

Kjo deklaratë e Mexhitit vjen në vazhdën e debatit për reformimin e sistemit të përfaqësimit në administratën shtetërore dhe pas miratimit të ligjit të ri për përfaqësim të drejtë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bekim Qoku: Takim me OSBE/ODIHR për zgjedhje të lira dhe demokratike – VLEN për një proces zgjedhor të drejtë
Next Article Balancuesi nuk ishte ligj – ishte mungesë ligji me emër të stisur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?