By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balancuesi nuk ishte ligj – ishte mungesë ligji me emër të stisur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Balancuesi nuk ishte ligj – ishte mungesë ligji me emër të stisur
MaqedoniOpinione

Balancuesi nuk ishte ligj – ishte mungesë ligji me emër të stisur

admin
Last updated: 26/06/2025 22:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkruan: Bilgin Hajredini – Udhëheqës i sektorit për arsim dhe shkencë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

Balancuesi nuk ka qenë asnjëherë ligj. Ka qenë një zgjidhje gjysmake, e ndërtuar me vetëdije të plotë nga BDI-ja – një mekanizëm i sajuar për të dhënë përshtypjen e barazisë, por pa garanci reale ligjore. Sepse ky ka qenë gjithmonë stili i tyre: të mos bëjnë asgjë deri në fund, asgjë të përkryer, por gjithmonë me qëllim – për të lënë gjithçka të varur, të kontrollueshme, të kushtëzueshme.

E di mirë për çfarë flas. Kam qenë pjesë e sistemit, kam punuar me mund, me djersë dhe me bindje se po kontribuoja për një të mirë më të madhe. Sot, më shumë se kurrë, e kuptoj se sa të mashtruar kemi qenë. E kuptoj edhe ata të paktët që ende u besojnë pallavrave të tipit “Balancuesi ishte ligj”. Por e them me përgjegjësi të plotë: Balancuesi nuk ishte ligj. Dhe ata që e trumbetojnë këtë, as vetë nuk janë juristë – thjesht përsërisin një gënjeshtër të stërpërsëritur.

Ne që punonim në shkollat e mesme shqipe, luftonim çdo ditë për të hapur drejtime të reja, për të hapur paralelë, për të sistemuar mësimdhënës. Për çdo vend pune duhej protestë, bojkot, presion publik. Ishim të detyruar të bllokonim tërë procesin mësimor vetëm që të siguronim një të drejtë bazike për një shqiptar – një vend pune.

Na sulmonin, na linçonin publikisht, dhe ata që sot hiqen si mbrojtës të përfaqësimit – atëherë nuk reagonin. Heshtnin. Na linin vetëm. E mbani mend çfarë na thoshin?

“Ta kshyrim çka thot Balanceri.”

Po Balancuesi nuk ishte ligj. Ishte një mekanizëm i keqpërdorur dhe i manipuluar politikisht. Në qindra raste u përdor për interesa personale dhe klienteliste, e jo për ndonjë zgjidhje afatgjate apo për ndonjë sistem të drejtë përfaqësimi.

Pikërisht ata që sot flasin me patos për të drejtat dhe përfaqësimin, atëherë ishin arkitektët e heshtjes. Sot kërkojnë të marrin meritat për diçka që kurrë nuk luftuan ta realizojnë. Të vërtetën nuk mund ta fshihni me retorikë. Ne e kemi jetuar, e kemi paguar me stres, me padrejtësi, me dinjitet të cenuar.

Prandaj, në vend të lavdatave të rreme për “balancuesin”, le të flasim për ligj. Për përfaqësim të garantuar. Për sistem funksional dhe të drejtë – që nuk varet nga vullneti i një partie apo nga pazaret nën tryezë.

Sepse vetëm atëherë do të kemi një shtet që funksionon për të gjithë – jo për disa të përzgjedhur.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: BDI as që ka qenë e interesuar për zgjidhje ligjore për përfaqësimin e drejtë
Next Article Mickoski propozon regjistrim elektronik vitin e ardhshëm, por e kushtëzon me një njësi zgjedhore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?