By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu e gatshme të tërhiqet nga kandidatura nëse nuk merr mbështetjen e mjaftueshme me votim të fshehtë në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haxhiu e gatshme të tërhiqet nga kandidatura nëse nuk merr mbështetjen e mjaftueshme me votim të fshehtë në Kuvend
Maqedoni

Haxhiu e gatshme të tërhiqet nga kandidatura nëse nuk merr mbështetjen e mjaftueshme me votim të fshehtë në Kuvend

admin
Last updated: 27/06/2025 11:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të tërhiqet nga kandidatura për kryetare të Kuvendit të Kosovës nëse nuk siguron së paku 61 vota në një proces votimi të fshehtë, ashtu siç parashihet me Kushtetutën.

Në një konferencë për media të mbajtur pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Haxhiu u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në votim, siç kërkohet nga ligji.

“Nuk jemi ngutur të japim deklarime publike lidhur me aktgjykimin, për dallim nga deklarata të tjera politike që nuk janë të bazuara në të. Për mua, pozita e kryetares së Kuvendit është një detyrë që kërkon pjekuri, përmbajtje dhe gatishmëri për t’u shërbyer të gjithë deputetëve pa dallim”, tha Haxhiu, përcjell Telegrafi.

Ajo theksoi se përvoja e saj si deputete e opozitës për një dekadë dhe si ministre e Drejtësisë për pesë vite nuk e kishte vendosur më parë në rol unifikues, por se posti i kryetares së Kuvendit është një funksion mbi-partiak që kërkon maturi dhe durim.

Duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Haxhiu nënvizoi se ky vendim nuk e ndalon votimin e fshehtë, përkundrazi, ai e parashikon atë si një mundësi. Ajo citoi pikën 128 të aktgjykimit të 26 gushtit 2014, e cila kërkon që të gjithë deputetët të marrin pjesë në votim – për, kundër ose abstenim.

“Akgjykimi po ashtu e cton dhe e vërteton pikën 128 nga aktgjykimi i 26 gushtit të vitit 2014 i cili thotë se të gjithë deputetët duhet të votojnë në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për, kundër dhe abstenim. Prandaj me rastin e votimit të fshehtë kur votojnë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës ashtu siç ka kërkuar edhe Gjykata Kushtetuese nëse unë si kandidate e propozuar nga LVV-ja nuk i marr së paku 61 vota tërhiqem nga kandidatura për kryetare të Kuvendit”, tha ndër të tjera Haxhiu.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article U ndërpre vazhdimi i 38-të i seancës konstituive, vazhdon më 29 qershor, pas takimit të nesërm të partive
Next Article Alonso vendosi të eksperimentojë me Alexander-Arnoldin kundër RB Salzburg

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?