Deputeti i PDK Përparim Gruda, duke komentuar vendimin e Kushtetueses, se kandidati për kryetar të Kuvendit nuk mund të imponohet pa konsensus dhe pa kompromis, raporton Ekonomia Online.
“Aktgjykimi në mënyrë precize thotë që seanca kanë qenë me shkelje të Kushtetutës. Këto seanca i ka drejtuar kryesuesi Dehari dhe VV. Për sa i përket komisionit për votim të fshehtë, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues.
Ne asnjëherë nuk e kemi kontestuar të drejtën që partia e parë të propozoj kandidatin, por ky kandidat nuk mund të imponohet pa konsensus dhe kompromis. VV-ja deri sot nuk ka bërë asnjë kompromis. Gjykata ka thënë se kryetaren e Kuvendit duhet të zgjidhet me konsensus”, tha Gruda.