By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë
Sport

Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë

admin
Last updated: 10/07/2025 11:05
By admin 2 Min Read
Share
CHARLOTTE (United States), 30/06/2025.- Kristjan Asllani of Inter Milan in action during the FIFA Club World Cup 2025 match between Internazionale Milano and Fluminense in Charlotte, North Carolina, USA, 30 June 2025. (Mundial de Fútbol) EFE/EPA/JACOB KUPFERMAN
SHARE

Largimi i Kristjan Asllanit nga Interi po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, pasi klubi zikaltër tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, për Asllanin ka interes konkret, dhe së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolognës. Kjo e fundit synon të vazhdojë ecurinë pozitive në Serie A dhe të garojë për një vend në Ligën e Kampionëve, ndaj është në kërkim të përforcimeve cilësore.

“Corriere Dello Sport” raporton se sapo Bologna është informuar për çmimin prej rreth 18 milionë eurosh, të vendosur nga Interi për kartonin e Asllanit, drejtori sportiv Giovanni Sartori ka reaguar qartë: klubi nuk është i gatshëm të paguajë një shumë të tillë.

Megjithatë, Bologna nuk e ka hequr dorë nga mesfushori shqiptar. Klubi vlerëson potencialin e tij dhe e sheh si një element të rëndësishëm për idetë taktike të trajnerit Vincenzo Italiano.

Pritet që negociatat të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin për të gjetur një marrëveshje që kënaq të dyja palët.

Interi duket i hapur ndaj një formule të re ose uljes së çmimit, nëse oferta e Bolognës vjen me kushte të favorshme, qoftë për shitje të plotë apo huazim me të drejtë blerjeje.

Asllani kërkon më shumë minuta në fushë, dhe një lëvizje në një skuadër ku mund të ketë më shumë hapësira, siç është Bologna , shihet si një hap logjik për të ardhmen e tij.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Partitë në RMV morën më shumë para nga buxheti i shtetit për fushatat zgjedhore për vitin e kaluar
Next Article Media zvicerane ‘Watson’: Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?