By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon debati i amendamentit për ribalancin e Buxhetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon debati i amendamentit për ribalancin e Buxhetit
Maqedoni

Vazhdon debati i amendamentit për ribalancin e Buxhetit

admin
Last updated: 11/07/2025 08:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 korrik – Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet vazhdon sot debati i amendamentit për ribalancin e Buxhetit. Sipas informacioneve të publiikuara në ueb-faqen e shtëpisë ligjvënëse, seanca duhet të fillojë në orën 12:30.

Në seancë të Komisionit dje, grupet e deputetëve të LSDM-së dhe kolaicionit VLEN i tërhoqën amendamentet e parashtruara rreth ribalancit të Buxjhetot, kështu që nga mbi 200 amendanente të parashtruara, mbeten edhe 30

Tërheqja e 142 amendamenteve të mbetura të paraqitura u njoftua në seancë nga koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili njoftoi se do të paraqesin dy amendamente të reja të komisionit që synojnë trajtimin e pasojave të zjarrit tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan dhe zjarreve që vazhdojnë në të gjithë vendin.

“Besojmë se në kushte të tilla, në të cilat kemi zjarre serioze në vend, nga njëra anë, një debat normal nuk mund dhe nuk duhet të zhvillohet, por duhet t’i përkushtohemi edhe aktiviteteve të tilla. I kemi dorëzuar një shkresë kryetares së Komisionit me amendamentet specifike. Njoftojmë se do të paraqesim dy amendamente të Komisionit që kanë të bëjnë – njëri me Koçanin me një shumë të caktuar parash dhe amendamenti i dytë me një shumë parash për përballimin e zjarreve, kryesisht kapacitete njerëzore. Në këtë mënyrë, mund ta përfundojmë të gjithë këtë punë në lidhje me debatin e amendamenteve për ribalancin e buxhetit”, tha Spasovski.

Me ribalancin bëhet rialokimi i mjeteve midis përdoruesve të buxhetit, sigurohen mjete shtesë për pagesën e pagave, kryesisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është parashikuar një rritje prej 10 përqind e pagave të punonjësve, ndërsa janë siguruar mjete shtesë për pagesën e pensioneve të rritura dhe 300 milionë denarë shtesë për shpenzime kapitale.

Të ardhurat e përgjithshme me bilancin janë parashikuar në një nivel prej 362.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në një shumë prej 403.7 miliardë denarë, një për qind (rreth 3.5 miliardë denarë) më shumë se parashikimet fillestare në planin për këtë vit. Projeksioni i BPV-së mbetet në 3.7 për qind, dhe inflacioni parashikohet në 2.8 përqind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e BPV-së, përkatësisht 41.3 miliardë denarë ose 4 përqind e BPV-së. Shpenzimet kapitale, nga ana tjetër, arrijnë në 47.5 miliardë denarë. Borxhi shtetëror në fund të vitit 2025, sipas parashikimeve të Qeverisë, do të arrijë në 53.3 për qind të BPV-së, dhe borxhi publik pritet të jetë në nivelin 62.1 për qind. 

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Man City përshpejton për të mbyllur nënshkrimin me yllin e Interit
Next Article Sot seanca e 45-të e përpjekjes së konstituimit të Kuvendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?