By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillon gjykimi i ish drejtorit të Onkologjisë, Vasev, dhe tre onkologëve për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillon gjykimi i ish drejtorit të Onkologjisë, Vasev, dhe tre onkologëve për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve
Maqedoni

Fillon gjykimi i ish drejtorit të Onkologjisë, Vasev, dhe tre onkologëve për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve

admin
Last updated: 11/07/2025 08:40
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 korrik – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të fillojë gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe tre mjekëve onkologë për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve.

I akuzuari i parë, Vasev si drejtor i Klinikës, në bashkëveprim me mjek tjetër të repartit të njëjtë, akuzohet se ka kryer “vepra të rënda të vazhdueshme kundër shëndetit të njerëzve dhe mjekim të pandërgjegjshëm të të sëmurëve”.

Në aktakuzë thuhet se ekspertiza mjekësore ka përcaktuar se te 29 pacientë, i akuzuari i parë ka zbatuar një metodë trajtimi padyshim të papërshtatshme dhe, në kundërshtim me udhëzimet aktuale onkologjike, me devijime në dozë dhe në fazën e trajtimit, ka dhënë ilaçe nga gjenerata të reja të barnave të synuara dhe imunoterapike, duke dëmtuar rëndë shëndetin e pacientëve. Në disa raste, kjo është bërë e mundur nga e akuzuara e dytë, e cila i ka vënë në dispozicion atij faksimilen e saj me të cilin ai miratoi dhe përshkroi terapinë dhe emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e saj me të cilët ai rinovoi terapinë në sistemin HIS të Institucionit Publik Shëndetësor Klinika Universitare për Onkologji dhe Radioterapi.

Dy mjekët e tjerë akuzohen për veprën themelore penale “mjekim pandërgjegjshëm i të sëmurëve”, e kryer si vepër e vazhdueshme penale.

Në bazë të historive mjekësore të këtyre dy mjekëve të akuzuar, është përcaktuar se ata kanë përshkruar terapi me ilaçe të gjeneratës së re të synuara dhe imunoterapie gjatë fazës së trajtimit, kur ishte shumë e qartë se pacientët nuk do të përfitonin fare nga një ilaç i tillë për shkak të gjendjes së tyre të dobët shëndetësore dhe mungesës së kohës për zhvillimin e mekanizmit të veprimit, pa specifikuar peshën dhe gjatësinë trupore të pacientëve, me devijime në dozë, të cilat e përkeqësuan më tej gjendjen e tyre.

Në rastin “Onkologjai”, prokuroria ngriti një aktakuzë tjetër, e cila është ende në shqyrtim nga Gjykata Penale, dhe ka të bëjë me punën ekonomike të Klinikës, në të cilën ish-drejtori Vasev është gjithashtu i akuzuari i parë, së bashku me ish-drejtorin ekonomik të Klinikës. Dy drejtorët akuzohen për keqpërdorim detyre, mashtrim dhe përvetësim në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, gjatë së cilës i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 2,2 miliardë denarësh përmes procedurave të paligjshme për furnizimin e ilaçeve. Vasev dhe Nuhi u dënuan me 30 ditë paraburgim për këtë rast më 20 qershor të këtij viti.

Në aktakuzë qëndron se ata, në kundërshtim me ligjet dhe pa dokumentacion të vlefshëm, mundësuan pagesa nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, me çka furnizuesit përfituan mbi 430 milionë denarë. Gjithashtu, drejtori mjekësor në mënyrë fiktive ka paguar ilaçe dhe ka përvetësuar një pjesë të tyre, me çka personalisht ka përfituar materialisht të paktën 13 milionë denarë.

Како што соопшти предметната јавна обвинителка, предметот е поделен на два дела – првиот се однесува на економското работење на Клиниката за Онкологија во кој се опфатени тогашниот директор и

Lënda “Onkologjia” ishte formuar në janar të këtij viti në bazë të zërave në bazë të disa hulumtimeve të gazetarëve, të cilët informuan për parregullsi, të konstatuara edhe në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit në lidhje me punën në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë – Shkup.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Hetimin PTHP Shkup e përfundoi më 22 maj të këtij viti dhe në Gjykatën Penale parashtroi dy akuza për lëndën “Onkologjia”.

Në konferencë për media me prokuroren publike të lëndës Ana Gogovska Jakimovska, prokurori shtetëror publik Lupço Kocevski, tha se sfida më e madhe ishin ekspertizat mjekësore, të cilat që të sigurohet paanshmëri në procedurë, janë bërë në Serbi dhe Slloveni.

“Nga të gjitha historitë mjekësore të shqyrtuara nga këshilltarët teknikë të hetimit, 65 histori të pacientëve onkologjikë u përzgjodhën, u dërguan dhe u analizuan nga ekspertët. Në një përqindje të lartë të tyre, sipas mendimeve të ekspertëve të profesionit, si nga Sllovenia ashtu edhe nga Serbia, terapia nuk është dhënë siç përshkruhet nga protokollet për trajtimin e këtyre sëmundjeve”, tha Kocevski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Aktakuza për rastin “Onkologjia” i cili ka të bëjë me trajtimin e pacientëve Këshilli për Vlerësim të Aktakuzës në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup e miratoi në tërësi më 5 qershor, me çka me sistemin AKMIS ishte ndarë te gjykatësja Snezhana Markovska, e cila e udhëhiqte edhe lëndën për goditjen e Frosina Kullakovës në vendkalimin për këmbësorë “Partizanska” në Shkup.

Nino Vasev në dhjetor të vitit 2023 mori aktvendim lirues në lëndën në të cilën ishte akuzuar për punë të pandërgjegjshme në shërbim, bashkë me edhe dy mjekë, pas padisë së parashtruar penale nga familja e një pacienti të vdekur në vitin 2018.

Gjykatësja Sllavica Naumovski, në shqiptimin e vendimit, në Gjykatën Themelore Penale Shkup, tha se të akuzuarit Nikolla Vasev, Igor Stojkovski dhe Maria Simonovski lirohen nga akuza, duke pasur dëshmitë e shqiptuara gjatë procedurës së nuk është dëshmuar vepra për të cilën akuzohen.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sot seanca e 45-të e përpjekjes së konstituimit të Kuvendit
Next Article Bitcoin arrin vlerën e 118 mijë dollarëve – pse po rriten kaq shpejt kriptovalutat?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?