By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska për rezultatet e Drejtorisë së doganave: Kur institucionet drejtohen nga njerëz me integritet dhe përgjegjësi, suksesi është i pashmangshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska për rezultatet e Drejtorisë së doganave: Kur institucionet drejtohen nga njerëz me integritet dhe përgjegjësi, suksesi është i pashmangshëm
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska për rezultatet e Drejtorisë së doganave: Kur institucionet drejtohen nga njerëz me integritet dhe përgjegjësi, suksesi është i pashmangshëm

admin
Last updated: 14/07/2025 12:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Drejtoria e doganave gjatë vitit të kaluar tregoi qartë se mund të jetë në shërbim të shtetit, qytetarëve dhe ekonomisë. Ky është edhe qëllimi bazë i çdo institucioni shtetëror – të shërbejë me efikasitet, llogaridhënie dhe transparencë, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Në fjalimin e saj në ngjarjen e titulluar “Një vit me rezultate” ku Dogana raportoi për punën e saj gjatë vitit të kaluar, Dimitrieska-Koçoska theksoi se shifrat janë impresionuese dhe se janë dëshmi e qartë e punës së përkushtuar, profesionale dhe transparente të këtij institucioni.

“Ato janë rezultat i punës së palodhur, vizionit dhe bashkëpunimit dhe paraqesin një tjetër konfirmim se kur institucionet udhëhiqen nga njerëz me integritet dhe përgjegjësi, suksesi është i pashmangshëm. Do të doja të theksoja veçanërisht rritjen e ndjeshme të detyrimeve të importit të cilat tregojnë një normë të rritjes dyshifrore gjatë gjithë vitit, trend që filloi vitin e kaluar me ardhjen e udhëheqësisë së re. Të dhënat e fundit tregojnë rritje deri në 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – dhe kjo nuk është e rastësishme. Ky është rezultat i zbatimit konzistent të ligjeve dhe proceseve të avancuara”, theksoi ministrja.

Ky trend pozitiv, shtoi ajo është dëshmi se kur ka një sistem që funksionon dhe ku njerëzit e kuptojnë rolin dhe përgjegjësinë e tyre, rezultatet nuk mungojnë.

“Pres dhe besoj se kjo dinamikë do të vazhdojë edhe më tej dhe se Drejtoria e doganës do të vazhdojë të jetë një shtyllë stabiliteti dhe mbështetje për disiplinën fiskale në vend”, theksoi ministri.

Para saj, drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski prezantoi rezultatet e punës së realizuar, ndërsa më pas fjalim mbajti edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Negociatat me partnerët e koalicionit janë në rrjedhë dhe po lëvizin në drejtim të shkëlqyer
Next Article Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e 50-të të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë në Paris

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?