By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Procesi i votimit të diasporës, tërësisht i shtetëzuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Procesi i votimit të diasporës, tërësisht i shtetëzuar
Shqipëri

Berisha: Procesi i votimit të diasporës, tërësisht i shtetëzuar

admin
Last updated: 14/07/2025 14:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të votës së diasporës përmes ndryshimit të kontratës me DHL dhe përdorimit të nënkontraktorëve.

Berisha u shpreh se, pas thirrjes së Kryeministri Rama më 3 maj  ndaj emigrantëve për të marrë zarfe në Greqi, numri i tyre u rrit në mënyrë të dyshimtë.

Kryetari i PD deklaroi se zarfet janë mbushur në zyrat e PS dhe kërkon transparencë nga DHL, e cila, sipas tij, ka refuzuar të japë informacion për procesin e kthimit të zarfeve.

Ai paraqiti fatura të DHL që sipas tij tregojnë se zarfet me vota janë dorëzuar më 10 maj, të gjitha me firma të dyshimta, të cilat ai i përshkruan si “fjongo” apo “viza qesharake”.

“Sot për të tretën herë i rikthehemi farsës, manipulimit, shtetëzimit të votës së diasporës nga Edi Rama. DHL e ndryshoi kontratën në kundërshtim me atë që kishte firmosur me urdhër të Edi Ramës. Pra, ishte Edi Rama vetë personalisht që ka urdhëruar DHL të ndryshojë, të marrë nënkontraktor, gjë të cilën ne nuk e pranonim kurrë”, tha Berisha.

“Më 3 maj, Edi Rama u bën thirrje emigrantëve në Greqi: shkoni dhe merrini vetë zarfet. Menjëherë pas këtij mesazhi të Ramës u rrit ndjeshëm numri i zarfeve të ardhura nga Greqia, ndërkohë që vendet e tjera mbajtën mesataren ditore”, theksoi Berisha.

“Numri i zarfeve të ardhura nga Greqia, mesatarja ditore për periudhën 20 prill- 5 maj ka qenë 1.133 zarfe. Për periudhën 6-9 maj, 5500 zarfe. Për datën 7 maj, 6967 zarfe. Për datën 8 maj, 6967 zarfe. Për datën 9 maj, 3188 zarfe. Për datën 10 maj, 5670 zarfe. Për datën 11 maj, 4415 zarfe”, u shpreh më tej kreu i PD.

Pra, shtoi Berisha, “thirrja e tij bëhet realitet, prishet çdo lloj lidhje me postën, e tëra shtrohet në rrugën e partisë, me mjetet e partisë”.

Kreu i PD nënvizoi se, “procesi i votimit të diasporës është fund e krye një proces i shtetëzuar dhe i manipuluar”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndaj, shtoi ai, “PD nuk do pranojë kurrë këto zgjedhje, ka vetëm një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje është qeveria teknike, përsëritja e zgjedhjeve”.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tarran: Udhërrëfyesi i Kushtetueses, kodifikimi i parë zyrtar i jurisprudencës kushtetuese
Next Article Kontroll në Tetovë, gjendet pistoletë dhe fishekë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?