By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tarran: Udhërrëfyesi i Kushtetueses, kodifikimi i parë zyrtar i jurisprudencës kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tarran: Udhërrëfyesi i Kushtetueses, kodifikimi i parë zyrtar i jurisprudencës kushtetuese
Shqipëri

Tarran: Udhërrëfyesi i Kushtetueses, kodifikimi i parë zyrtar i jurisprudencës kushtetuese

admin
Last updated: 14/07/2025 14:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran mori pjesë në prezantimin e sotëm të vëllimit të dytë të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese 1992-2024.

Ky udhërrëfyes, ashtu sikurse edhe udhërrëfyesi i parë që kishte në fokus ankimin kushtetues individual, janë realizuar me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së.

Në fjalën e tij Tarran u shpreh se, “dita e sotme shënon një moment të rëndësishëm për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë – prezantimin e Vëllimit të Dytë të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”.

“Së bashku me Vëllimin e Parë, ky botim përfaqëson kodifikimin e parë zyrtar të jurisprudencës kushtetuese në Shqipëri – një arritje e dukshme që forcon transparencën institucionale dhe besimin e publikut”, tha ai.

“Prezenca e OSBE-së është një partnere e përkushtuar e Gjykatës në këtë punë të rëndësishme. Botimi i të dy vëllimeve është një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë midis Prezencës dhe Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Tarran.

Trran falënderoi ekspertët Sokol Berberi, Arjana Fullani dhe Krenar Loloçi, të cilët punuan intensivisht dhe pa u lodhur për të hartuar të dy udhërrëfyesit.

“Prezenca u është gjithashtu mirënjohëse donatorëve që e bënë të mundur këtë botim: Misionit të SHBA-së në OSBE, Delegacionit të Italisë në OSBE dhe ambasadës së Greqisë në Shqipëri”, tha Tarran.

“Vëllimi i Parë, i botuar në vitin 2024 me mbështetjen e Prezencës, mbulonte jurisprudencën nga viti 1998 deri në vitin 2023, duke u fokusuar tek ankimet kushtetuese individuale. Vëllimi i Dytë e zgjeron këtë përmbajtje dhe trajton vendimmarrjen e Gjykatës mbi parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive themelore, të drejtat substanciale, standardet e jurisprudencës së Gjykatës në lidhje me ndarjen e pushteteve si edhe organizimin dhe funksionimin e organeve kushtetuese”, tha ai.

Ambasadori theksoi se, “vëllimi i Parë u prit me interes të madh, duke treguar se ishte më shumë se një mjet për gjyqtarët. Ai, gjithashtu, mbështet stafin gjyqësor për të përmirësuar kapacitetet kërkimore: ndihmon Gjykatën të standardizojë vendimet; u shërben avokatëve, akademikëve dhe profesionistëve për të kërkuar në mënyrë efikase jurisprudencën e Gjykatës; dhe përmirëson cilësinë e ankesave individuale”.

“Botimi i Vëllimit të Dytë do ta thellojë këtë ndikim dhe do ta zgjerojë edhe më tej qasjen”, shtoi ai.

Ambasadori i OSBE nënvizoi se, “nuk mund të theksohet mjaftueshëm roli jetik që ka Gjykata Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në garantimin e shtetit të së drejtës dhe në afrimin e Shqipërisë me aspiratat evropiane. Teksa festojmë arritjen e sotme, është edhe një moment i mirë për të reflektuar mbi rrugëtimin që Prezenca ka ndarë me Gjykatën”.

“Gjatë tri viteve të fundit, kemi punuar ngushtësisht së bashku, në një gamë të gjerë fushash. Kjo ka përfshirë lehtësimin e konferencës ndërkombëtare të Gjykatës mbi jurisprudencën kushtetuese në demokracitë në zhvillim; mbështetjen për zhvillimin e kuadrit të brendshëm rregullator të Gjykatës; botimin e Manualit mbi Ankimin Kushtetuese Individuale; si dhe organizimin e vizitave me homologë në Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar – për të përmendur vetëm disa prej tyre”, tha ai.

“Duke parë përpara, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar të qëndrojë pranë Gjykatës Kushtetuese, si dhe të gjitha institucioneve shqiptare, për të forcuar kapacitetet e tyre në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së”, theksoi Tarran.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit
Next Article Berisha: Procesi i votimit të diasporës, tërësisht i shtetëzuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?