By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KONFISKIMI: Veturat para vendimit gjyqësor, institucionet mund t’i marrin ato
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KONFISKIMI: Veturat para vendimit gjyqësor, institucionet mund t’i marrin ato
Maqedoni

KONFISKIMI: Veturat para vendimit gjyqësor, institucionet mund t’i marrin ato

admin
Last updated: 14/07/2025 18:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Në depot e Agjencisë për Menaxhimin e Pronave të Konfiskuara ka rreth 1800 makina të sekuestruara mbi baza të vrasjeve, transportimit të drogës apo migrantëve.

Prej sot, me ndryshimet e reja ligjore, të gjitha institucionet shtetërore mund të kërkojnë marrjen në përdorim të këtyre automjeteve dhe jo vetëm MPB dhe Ministria e Mbrojtjes siç ishte deri më tani. Me këto ndryshime edhe makinat e konfiskuara përkohësisht, mund t’u dorëzohen institucioneve, nëse merret pëlqim nga pronari ose organi që e ka konfiskuar. Në këtë rast, institucioni paguan 93 për qind të vlerës në buxhet, ndërsa 7 për qind për agjencinë.

“Nëse makina duhet që pas një periudhe të caktuar t’i kthehet pronarit, institucioni që e ka marrë makinën, apo i është dorëzuar automjeti me vendim qeverie, duhet që ato 93 për qind të vlerës të ja jep pronarit, ndërsa 7 për qind e tjera duhet t’i paguajë, Agjencia vetë pronarit. Gjatë kësaj periudhe, vetë agjencia nuk ka kushte kompetente për ruajtjen e automjeteve. Në depot tona, automjetet qëndrojnë në ambiente të hapura dhe e dini vetë se si është situata nëse një makinë qëndron me vite në një vend. Ajo makinë prishet,” tha Irena Ilievska, Drejtoreshë e Agjencisë për menaxhimin e pronave të sekuestruara.

Makinat, me aktgjykime të përfunduara mund të shiten pa pengesa, ndërsa automjetet e braktisura mbi 10 apo 20 vite, Agjencia ka të drejtë t’i shesë si hekurishte.

Sa i përket efikasitetit të reagimit institucional ndaj rekomandimeve të BE-së, për sekuestrim dhe menaxhim të pasurisë së fituar nga krimi, përfaqësuesit e institucioneve kompetente numëruan disa mangësi.

“Resurset dhe kapacitetet janë nën nivelin që e kërkojnë standardet evropiane. Nuk flasim vetëm për resurse njerëzore, por edhe për mjete IT, qasje në kadastër, informacione bankare dhe regjistra të kompanive. Pa këto mjete, ndjekja e flukseve financiare, sidomos atyre më komplekse, mbetet e përgjysmuar.“ deklaroi Sllobodan Ivanovski, Drejtor i Policisë Financiare.

Ivanovski tha se dixhitalizimi është parakushti kryesor për sekuestrim, të ndalohet puna me letër, dhe me një klik të kihet qasje te të gjitha bazat e të dhënave. /alsat.mk

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vetitë terapeutike të muzikës, si ndikon ajo tek gjendja emocionale
Next Article Goditi me shuplakë futbollistin e Chelsea-t pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen/ Tekniku rrezikon dënimin drastik nga FIFA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?