By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski: Në fund të verës pres që të lëshojmë edhe një pjesë të autostradës Kërçovë – Ohër, pjesa nga Klimeshtani deri në Ohër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski: Në fund të verës pres që të lëshojmë edhe një pjesë të autostradës Kërçovë – Ohër, pjesa nga Klimeshtani deri në Ohër
Maqedoni

Nikolloski: Në fund të verës pres që të lëshojmë edhe një pjesë të autostradës Kërçovë – Ohër, pjesa nga Klimeshtani deri në Ohër

admin
Last updated: 14/07/2025 18:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Autostrada Kërçovë-Ohër është simbol dhe udhëkryq midis dy kohërave, mosinteresimit, paaftësisë dhe mosveprimit të LSDM-së dhe BDI-së dhe përkushtimit dhe punës së kësaj qeverie të VMRO-DPMNE-së. Qytetarët tani janë të kënaqur dhe rezultatet janë të dukshme në terren. Në fund të verës, pres të hap një pjesë tjetër të autostradës për qarkullim, segmenti nga Klimeshtani deri në Ohër, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

“Autostrada Ohër-Kërçovë është simbol për atë punë, e thashë kur u zgjodha se ajo është simboli. Mund të zbatojmë dhjetëra projekte të tjera, por nëse nuk e përfundojmë këtë projekt, do të jemi të njëjtë me ato të mëparshmit, nëse e përfundojmë siç po e përfundojmë, atëherë do të jemi ndryshe nga ato të mëparshmit. Qytetarët janë të kënaqur sepse rezultatet e para janë të dukshme, i kemi njëzet kilometrat e parë funksionalë dhe është normale të pyesim se kur do të përfundojë plotësisht. Nuk do të devijojmë asnjë ditë nga ajo që është rënë dakord me Kontraktorin dhe bankat, afati është fundi i vitit të ardhshëm dhe deri në fund të vitit të ardhshëm e gjithë autostrada, 57 kilometra e gjatë, do të jetë funksionale dhe mund të përdoret. Ndërkohë, kemi edhe një lajm të mirë, deri në fund të verës presim që edhe tetëmbëdhjetë kilometra shtesë, pjesa nga Klimeshtani deri në hyrje të Ohrit, të përfundojë dhe të vihet në funksion, thotë Nikolloski në një intervistë për TV Alfa, duke folur për projektet infrastrukturore që po zbatohen në vend.

Ai vlerësoi se bëhet fjalë për mospërkushtimin dhe mosveprimin e qeverisë së kaluar. 

“Në përgjithësi mund të them se bëhej fjalë për mospërkushtim dhe mosveprim. Ne ishim zgjedhur në fund të qershorit, na u deshën tre muaj të shohim ku janë problemet, çka është bërë ose pse nuk është bërë dhe tashmë nga muaji tetor të kemi një mobilizim të fuqishëm. Tani kemi më shumë se 1100 -1200 punëtorë, mbi 300 kamionë, mbi 110 makina të cilat punojnë, mobilizim i cili nuk është parë më herët dhe ja rezultatet janë para të gjithë neve”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski. 

Ai potencoi se po punohet në projekte të shumta në pjesën e infrastrukturës së autostradave dhe hekurudhore dhe paralajmëroi projekte të reja në periudhën e ardhshme. 

“Në pjesën e autostradave, po punojmë shumë, po punojmë në autostradën Tetovë-Gostivar si pjesë e autostradës Shkup-Strugë-Ohër, po punojmë në autostradën e dytë, që është segmenti nga Gostivari në Bukojçani ose Strazha e njohur. Aktualisht, kemi një tender për seksionin nga Bukojçani në Kërçovë, që është lidhja që mungon, po punojmë edhe në autostradën nga Manastiri në Prilep, autostrada eksprese nga Gradsko në Farishë tashmë është përfunduar. E kemi vënë në funksion seksionin nga Kumanova në Kriva Pallankë, e kemi përfunduar edhe seksionin nga Gjevgjelia në Bogdanci, pra po punojmë në rrjetin e autostradave në shumë fronte dhe rezultatet janë të dukshme. Ja hekurudha, gjatë këtij viti do të fillojmë me zbatimin e projektit Treni i qytetit, rindërtimin e mëtejshëm të pjesëve më të rëndësishme të qarkullimit të mallrave dhe sigurisht shumë shpejt hekurudha me shpejtësi të lartë në Korridorin 10. Ja edhe puna në Korridorin 8 sepse kemi njëfarë progresi me palën bullgare dhe nëse kjo konfirmohet do të punojmë për lidhjen me Bullgarinë. Po punohet intensivisht në seksionin e dytë, të parin nga Kumanova në Beljakovcë e nisëm në janar, dhe çdo ditë kemi mundësuar edhe tren nga Shkupi në Kumanovë”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pista e re e hetimit/ Dyshimi i fortë për rrëzimin e Air India, a e përplasi avionin qëllimisht piloti?
Next Article Zelensky propozon kreun e ri të Qeverisë së Ukrainës, ja kush do të jetë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?