By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama firmos kullë tek trualli i Kishës, 10-katëshi për mesha tek rruga e Kavajës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Rama firmos kullë tek trualli i Kishës, 10-katëshi për mesha tek rruga e Kavajës
Ekonomi

Rama firmos kullë tek trualli i Kishës, 10-katëshi për mesha tek rruga e Kavajës

admin
Last updated: 14/07/2025 18:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zbardhet vendimi i Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, mbi lejen për kishën ortodokse për të bërë pallat 10-katësh tek Rruga e Kavajës në kryeqytet.

 Dokumentet e lejes tregojnë se godina e re do të jetë në shërbim të aktivitetit meshar, kishtar dhe didaktik.

Në 18 Prill 2025, KKT miratoi vendimin nr.11, me objekt “Miratimin e lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtesë polifunksionale në shërbim të Kishës Autoqefale Orthodhokse e Shqipërisë 2, 5 dhe 10 kate mbi tokë me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”.

Ndërtesa e re polifunksionale e Kishës Ortodokse të Shqipërisë pritet të ndërtohet në rrugën e Kavajës, në Tiranë, aty ku sot gjendet Kisha e Ungjillizimit, vendi kryesor i kultit për shumë vite në kryeqytet, që pas rënies së komunizimit.

Trualli i ndërtesës është pjesë e ansamblit Orthodhoks pranë Rr. Kavajës me nje siperfaqe prej 1201 m2. Ndërtesa e re do te fqinjësohet në veri me ndërtesën e Kishës Orthodhokse “Ungjillizimi”, në perëndim me një ndërtesë banimi 10 kate, ndërsa në lindje dhe jug me ndërtesat e ulëta të banimit të zonës përkatëse, subjekte zhvillimi në një të ardhme. Aksesi ekzistues bëhet nëpërmjet Rr. Kavajës.

“Trualli ndodhet në afersi të Rrugës së Kavajës dhe më tej, Kishës Orthodhokse Ungjillizimi, shkollës të ciklit të ulët të Kishës dhe ambienteve të saj sportive, gjithashtu dhe objekteve të banimit në afërsi. Për momentin sheshi përballë Kishës shërben si parkim për makina. Gjithashtu vihet re prania e gjelbërimit, siç janë pemët e qiparisave që janë nje pike e rëendësishme e projektit tonë. Duke patur parasysh praninë e shkollës së ciklit të ulët, ambientit sportiv dhe konceptit të ndërteses së re, trualli në fjalë ka të gjitha potencialet per t’u zhvilluar si një ansambël, një vlerë qe i shtohet Kishës, por edhe zonës”, citojmë projektin e Kishës.

Objekti zhvillohet në në një pronë prej 1201 m², dhe zë një siperfaqe prej 411 m² në shesh. Objekti përbëhet nga 10 kate mbi tokë të shkallëzuara në 2, 5 dhe 10 me funksion polifunksional akademiko-administrativ kurse kati nëntoke ka funksion laboratoresh dhe biblioteke.

Ndërtesa ka një sipërfaqje ndërtimore mbi tokë 4075.2 m² dhe nëntoke 1040 m². Ndërtesa e re polifunksionale kërkon të plotësojë nevojat administrative dhe edukativo-arsimore brenda ansamblit orthodhoks në rrugën e Kavajës.

gijotina.com/

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Next Article Pensionet me Italinë, udhëzuesi për përfitimin! Dokumentet dhe procedurat që duhen ndjekur!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?