By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Për vetëm një ditë, ekipi ynë i ka ngritur reformat dhe projektet që janë pritur me dekada
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Për vetëm një ditë, ekipi ynë i ka ngritur reformat dhe projektet që janë pritur me dekada
Maqedoni

VLEN: Për vetëm një ditë, ekipi ynë i ka ngritur reformat dhe projektet që janë pritur me dekada

admin
Last updated: 15/07/2025 13:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik  –  Sot, kur kaluam 1 vit qeverisje, më lejoni të ndajmë me ju një përmbledhje të punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës që është nën udhëheqjen e VLEN. Ishte një vit sfidash, por mbi të gjitha, një vit i punës së palodhur, i politikave të drejta dhe vendimeve që reflektojnë vërtet nevojat e qytetarëve.
Në vetëm një vit, me ekipin tonë kemi vënë në lëvizje reforma dhe projekte që janë pritur për dekada.
Plani Operativ për Punësim për vitin 2025 është më i madhi ndonjëherë, me buxhet rekord prej 2.5 miliardë denarësh, që synon mbi 16 mijë qytetarë. Grantet deri në 20 mijë euro për bizneset e reja, trajnimet praktike dhe masat për kategoritë e vështira për punësim janë tashmë realitet.
Një numër rekord aplikimesh, 6.026 vetëm nga katër thirrjet e para, dëshmon besimin që qytetarët kanë ndaj këtij vizioni të ri ekonomik.
Kemi ndërmarrë masa të forta kundër rritjes së çmimeve, duke kufizuar marzhat për mbi 1.000 produkte. Sot, inflacioni është në rënie, ndërsa ushqimet janë më të përballueshme.
Me ligjin për punësim fleksibil, për herë të parë punëtorët sezonalë në bujqësi, hotelieri dhe kujdes familjar kanë të drejtën e sigurimeve dhe pensioneve. Kjo është drejtësi sociale në veprim.
Jemi në fazën përfundimtare të shportës zyrtare konsumatore, që do të shërbejë si bazë për masa më të sakta ekonomike dhe sociale. Gjithashtu, po zhvillojmë një aplikacion për krahasimin e çmimeve, në mënyrë që qytetarët të dinë se ku të blejnë më lirë.
Për industrinë, kemi ndarë buxhet të veçantë për digjitalizim, standardizim (ISO, HALAL), zejtari dhe certifikim laboratorik.
Kemi rritur me mbi 20% kapacitetin e Inspektoratit të Punës dhe 15% të Inspektoratit të Tregut, për të rritur sigurinë dhe drejtësinë në tregun e punës dhe konsumit.
Të nderuar,
Të gjitha këto janë më shumë se statistika, janë tregues të një qeverisjeje që nuk flet me fjalë, por me vepra.
VLEN ka treguar se problemet e grumbulluara për vite me radhë mund të zgjidhen, një nga një. Duhet dhe do të zgjidhen.
Sepse qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe ne jemi këtu për t’ua garantuar këtë më shumë.
Ky është vetëm fillimi.
Ju faleminderit!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët
Next Article Haxhiu: Kemi dorëzuar pr/ligjin me çka do të ndahen vauçerë për blerje të kompjuterëve, vlen për të gjithë studentët!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?