By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse Kendall dhe Kylie Jenner munguan në dasmën e vëllait nga babai, Brody Jenner?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Pse Kendall dhe Kylie Jenner munguan në dasmën e vëllait nga babai, Brody Jenner?
Showbizz

Pse Kendall dhe Kylie Jenner munguan në dasmën e vëllait nga babai, Brody Jenner?

admin
Last updated: 15/07/2025 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kendall dhe Kylie Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait të tyre nga babai, Brody Jenner, me Tia Blanco, pavarësisht se ishin në listën e të ftuarve.

Sipas një burimi për TMZ, mungesa e tyre nuk ka të bëjë me ndonjë përçarje në familje, por thuhet se motrat zgjodhën të mos marrin pjesë për të mos tërhequr vëmendjen nga çifti në ditën e tyre të veçantë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kendall dhe Kylie kanë munguar në momentet e rëndësishme të jetës së Brody-t, shkruan DailyMail.

Në vitin 2018, ato nuk morën pjesë as në ceremoninë e fejesës së tij me Kaitlynn Carter, një mungesë që Brody e ka komentuar me keqardhje, duke pohuar se nuk mori as përgjigje për ftesat e dërguara.

Ndërsa ceremonia intime u zhvillua në Malibu dhe pati pjesëmarrjen e babait të tyre të përbashkët, Caitlyn Jenner, dhe vëllezërve Brandon dhe Burt, motrat Jenner ishin në një udhëtim në Evropë, duke postuar foto nga Saint-Tropez dhe Toskana.

Ato madje morën pjesë në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez pak kohë më parë, çka shtoi më shumë pikëpyetje rreth vendimit për të anashkaluar dasmën e Brody-t.

Kjo mungesë e re duket se është pjesë e një marrëdhënieje të ftohtë dhe të ndërlikuar mes Brody-t dhe pjesës Kardashian-Jenner të familjes, që ka zgjatur prej vitesh.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Perinski: Maqedonia dhe Hungaria po thellojnë bashkëpunimin në dy segmente kyçe, zhvillimin rajonal dhe vetëqeverisjen lokale
Next Article Ibrahimi merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar me ftesë të Ambasadës së Republikës së Turqisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?