By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria kërkon dënimin me burgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria kërkon dënimin me burgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik
Maqedoni

Prokuroria kërkon dënimin me burgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik

admin
Last updated: 15/07/2025 19:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor M.L., ngjarje kjo e ndodhur më 1 prill 2025 në Kaçanik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rreth orës 23:00 të asaj nate, në rrugën “Idriz Seferi”, i mituri në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, me qëllim të përgatitur paraprakisht, ka privuar nga jeta zyrtarin policor.

Viktima, pasi kishte përfunduar orarin e punës, ishte ndjekur deri te hyrja e banesës së tij nga i mituri dhe të pandehurit.

Sapo ishte futur brenda ndërtesës dhe po ngjitej shkallëve, i mituri kishte hyrë pas tij dhe kishte shtënë katër herë me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm.

Brenda një periudhe prej rreth 47 sekondash nga akti i të shtënave, i mituri është larguar me vrap në drejtim të lokalit “Dukagjini”, ku është bashkuar me të pandehurin R.M., i cili e kishte pritur jashtë. Gjatë arratisjes, dëgjohet R.M. duke thënë “Bravo, ik”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat, viktima M.L. ka ndërruar jetë, çka është konfirmuar edhe në raportin e autopsisë.

Prokuroria konsideron se i mituri ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” në bashkëkryerje, sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I mituri ndodhet nën masën e paraburgimit që nga 21 prilli 2025.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Opozita i kërkon VV-së ta ketë prioritet interesin e shtetit
Next Article Hekuran Murati i linçoi me emra gjyqtarët e Supremes, Miftaraj: E dënueshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?