By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murtezani: Zhvillimi i një mekanizmi të ri për skriningun e investimeve të huaja direkte nuk është vetëm një reformë ligjore, por edhe strategjike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Murtezani: Zhvillimi i një mekanizmi të ri për skriningun e investimeve të huaja direkte nuk është vetëm një reformë ligjore, por edhe strategjike
Maqedoni

Murtezani: Zhvillimi i një mekanizmi të ri për skriningun e investimeve të huaja direkte nuk është vetëm një reformë ligjore, por edhe strategjike

admin
Last updated: 23/07/2025 11:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 korrik – Jam i bindur që shkëmbimi i sotëm i mendimeve do të na përafrojë drejt krijimit të  mekanizmit të mirëorganizuar, të besueshëm dhe efikas për skriningun –  mekanizëm i cili do të përforcojë rrugën tonë drejt BE-së, si dhe sigurinë tonë nacionale ekonomike, tha ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani në hapjen e punëtorisë dyditore me temë: “Aspektet kyçe në zhvillimin e mekanizmit të ri për skriningun  e investimeve të huaja të drejëpërdrejta në Maqedoninë e Veriut”, e cila po mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Ngjarja është organizuar me mbështetjen e Ministrisë së tregtisë të SHBA-së përmes Programit për Zhvillimin e Ligjit Tregtar (CLDP), në koordinim me Departamentin e Shtetit, Ministrinë e financave të SHBA-së dhe Ambasadën Amerikane në Shkup, ndërsa marrin pjesë edhe ekspertë nga Çekia dhe Rumania.

“Kjo punëtori po ndodh  në kohën e duhur Aktualisht po punojmë në përgatitjen e mekanizmit  nacional për skriningun e investimeve të drejëpërdrejta të huaja (IDH), e cila është  përpjekje kyçe politike dhe juridike për vendin tonë. Pas vendimit të fundit të Qeverisë për ripërtrijen e mandatit, ndihem krenar që e udhëheq këtë proces në cilësinë e Ministërit për Çështje Evropiane. Sërish e aktivizuam në  grupin ndërinstitucional të punës, dhe sot disa prej anëtarëve të tij janë prezentë. Në kuadër të kësaj strukture, një grup më e vogël tashmë ka filluar punën në përpilimin e versionit të parë të ligjit”, tha Murtezani dhe shtoi se përvoja e Çekisë dhe Rumanisë  si vende-anëtare të BE-së me mekanizma funksionalë tashmë të vendosur për skrining do të na ndihmojë në përcaktimin e drejtimit.

Kjo, shtoi, nuk është vetëm një reformë ligjore, por edhe strategjike për të mbrojtur interesat kombëtare dhe potencialin e investimeve të vendit.

“Qëllimi ynë është të krijojmë mekanizëm që në të njëjtën kohë do të mbrojë interesat nacionale, i cili do të jetë në harmonzim me rregullat dhe pritshmëritë e BE-së, ndërsa më pas të sigurojë që Maqedonia e Veriut mbetet e hapur për investime të huaja të qëndrueshme dhe produktive”, theksoi Murtezani.

Këto aktivitete, siç tha, janë gjithashtu ngushtë të lidhura me procesin tonë të aderimit në BE.

“Komisioni Evropian, në Raportin e fundit të tij për klasterin 6 – Marrëdhënie të Jashtme, e thekson qartë se skriningu i investimeve të huaja të drejëpërdrejta është  detyrë e domosdoshme. Porosia nga Brukseli është e qartë: të gjitha vendet kandidate duhet të zhvillojnë sisteme efikase për identifikimin dhe zbutjen e rreziqeve të lidhura me investime të huaja strategjike ose të ndjeshme, veçanërisht në sektorë si infrastruktura kritike, teknologjitë e avancuara dhe të dhënat. Në këtë kontekst, dua të theksoj rëndësinë e Standardeve minimale të përbashkëta të zhvilluara për Ballkanin Perëndimor përmes Procesit të Berlinit. Edhe pse mekanizmi ynë nacional do t’i përshtatet realitetit tonë institucional dhe juridik, e vlerësojmë shumë rëndësinë e koherencës rajonale dhe i kemi parasysh këto standarde gjatë zhvillimit të mëtejshëm të procesit”, tha Murtezani. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SHBA-të gjurmojnë një aeroplan ushtarak rus pranë Alaskës
Next Article Afrim Gashi u pranua mbrëmë vonë në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive në Qendrën Klinike në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?