By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balluku: Sot afati i fundit për subjektet për të liruar sipërfaqet pranë akseve kombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balluku: Sot afati i fundit për subjektet për të liruar sipërfaqet pranë akseve kombëtare
Shqipëri

Balluku: Sot afati i fundit për subjektet për të liruar sipërfaqet pranë akseve kombëtare

admin
Last updated: 31/07/2025 10:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sot është afati përfundimtar për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që kanë zaptuar dhe që është kthyer në rrezik për sigurinë rrugore.

Pas këtij afati parashikohen ndëshkime për të gjitha subjektet të cilat kanë refuzuar zbatimin e këtij vendimi për largimin vullnetarisht të çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës.

Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thekson se siguria rrugore është prioritet. “Subjektet tregtare të lirojnë sipërfaqet pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore”, apelon ajo.

Sipas saj, kjo është një reformë e thellë përsa i përket ligjshmërisë në territorin e Republikës së Shqipërisë. “Është shtrirë kudo duke nisur nga tendat që ndodhen Brenda zonave të banuara të qyteteve apo nga parkingjet që janë bërë në zonën që i përket gjithë banorëve të një pallati dhe duke shkuar deri në pjesët e akseve kombëtare të shtrira nga veriu në jug”, deklaron zv.kryeministrja duke shtuar se e gjithë kjo reformë do të shkojë deri në përfundim të saj duke liruar çdo centimetër hapësirë.

Ajo shton se Qeveria shqiptare është më e angazhuar se kurrë.

“Të gjitha trupat tanë janë në terren. Ne kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve pasi shumë indicie vijnë nga mesazhet e tyre të cilat në shumicën e rasteve rezultojnë që janë të sakta dhe të drejta. Kështu që , ju nxisim që të vazhdoni dhe të denonconi çdo rast shkelje të hapësirave publike apo edhe të sigurisë rrugore”, nënvizon zv.kryeministrja Balluku.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikollovski: Pesë linja të reja ajrore nga aeroporti i Shkupit drejt Stokholmit, Madridit, Barit, Kelnit dhe Pragës
Next Article Mbështetje për konsumatorët e cenueshëm të energjisë – janë siguruar 42,3 milionë denarë ndihmë financiare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?