By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: UBT sërish i pari në rangimin e Webometrics – Lider në arsimin e lartë privat në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > UBT sërish i pari në rangimin e Webometrics – Lider në arsimin e lartë privat në Kosovë
Ekonomi

UBT sërish i pari në rangimin e Webometrics – Lider në arsimin e lartë privat në Kosovë

admin
Last updated: 31/07/2025 19:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në edicionin e korrikut të rangimit ndërkombëtar Webometrics, UBT ka konfirmuar edhe një herë pozitën e tij si institucioni më i mirë privat i arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar vazhdimësinë e përkushtimit ndaj cilësisë akademike dhe kërkimit shkencor.

Ky sukses i radhës nuk është vetëm një tregues i pozicionimit të lartë në nivel ndërkombëtar, por edhe një dëshmi konkrete e progresit të vazhdueshëm të institucionit në fushat kyçe të arsimit modern dhe inovacionit.

Rritja e vazhdueshme e numrit të citimeve në publikimet shkencore të stafit të UBT-së është një tregues i qartë i qasjes së qëndrueshme dhe serioze ndaj shkencës, si dhe impaktit të saj shoqëror. Kjo rritje pasqyron jo vetëm përkushtimin individual të stafit akademik, por edhe mbështetjen institucionale, përfshirë infrastrukturën moderne për hulumtim dhe politikat e brendshme që inkurajojnë botimet cilësore.

Rangimi Webometrics, i cili publikohet çdo gjashtë muaj nga Cybermetrics Lab – pjesë e Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Shkencore të Spanjës – analizon mijëra universitete dhe institucione të arsimit të lartë në të gjithë botën. Vlerësimi bazohet në disa indikatorë, si transparenca akademike, përmbajtja online dhe ndikimi i punimeve shkencore.

Përveç suksesit në këtë rangim, UBT ndër vite është vlerësuar lartë edhe në fusha të tilla si teknologjia, inovacioni, inteligjenca artificiale gjenerative, ndërmarrësia dhe cilësia e arsimit. Vlerësimet e vazhdueshme nga organizata ndërkombëtare e pozicionojnë UBT-në si një institucion udhëheqës që kontribuon në zhvillimin akademik dhe shoqëror të Kosovës, duke e përfaqësuar atë me dinjitet në skenën globale.

You Might Also Like

Kërkohet zbatimi i plotë i Eurokodeve në ndërtim

Çmimet e karburanteve në Evropë thyejnë rekorde: Ku renditet Maqedonia?

Vasilevo me investime prej 150 milionë denarësh: Po ndërtohen rrugë, kanalizime dhe infrastrukturë

Dimitreska-Koçoska në udhëtim pune në SHBA, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Nju Jork

Rënie e numrit të të punësuarve në industri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pickimet dhe goditja nga dielli shqetësimet shëndetësore më të shpeshta gjatë verës
Next Article Sot hap dyert hoteli “Ari” – një përvojë e re mikpritjeje në Gjakovë me vendosje në “Bllokun e ri”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?