By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna e Tetovës mohon spekulimet për shitjen e pronës publike pranë parkingut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komuna e Tetovës mohon spekulimet për shitjen e pronës publike pranë parkingut
MaqedoniTOP LAJM

Komuna e Tetovës mohon spekulimet për shitjen e pronës publike pranë parkingut

admin
Last updated: 31/07/2025 20:01
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 31 korrik – Komuna e Tetovës ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të publikuara në disa media dhe rrjete sociale, se kinse është shitur një hapësirë publike pranë një parkingu në qytet për shumën prej 190 mijë euro.

Në një demant zyrtar, komuna i cilëson këto lajme si “spekulime të qëllimshme dhe të pavërteta”.

Demant nga komuna e Tetovës

Kjo është një gënjeshtër që ka marrë formën e një lajmi. Dhe kur gënjeshtrat vishen si lajme, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë të vërtetën. Ne po e japim.
E vërteta nuk ka nevojë për zë të lartë, por për dokumente.
Operatori privat që përflitet, është pronar i pjesës më të madhe të tokës në këtë parcelë që nga viti 2019. Jo përmes ndonjë marrëveshjeje të fshehtë, por me fletëpronësi të rregullt, të depozituar në institucionet shtetërore, që i paraprin çdo spekulimi apo zhurme digjitale.
Ajo që ka ndodhur më pas është një procedurë standarde ligjore, që ka për qëllim të rregullojë kaosin urban, jo ta shtojë atë: përmes bashkimit të parcelave, është formuar një njësi e vetme urbane, dhe për pjesën që i është shtuar operatorit nga ana e Komunës, është caktuar një pagesë prej mbi 800.000 euro, jo një favor, por një obligim financiar i bazuar në aktvendim zyrtar. Dhe ky aktvendim nuk është bërë në zyrë të errët, por në tryezë institucionale.

Dhe nëse ka ndonjë “dhuratë”, ajo i është bërë qytetit, jo privatit. Sipas planit në fuqi, ndërtuesi është i detyruar të sigurojë 126 vende parkimi publike. Pra, jo për vete, por për nevojat e qytetit. Jo për shitje, por për shërbim.

Poashtu, operatori në fjalë ka kontribuar me 200.000 euro për hartimin e Planit Gjeneral Urbanistik, një dokument që për 20 vjet nuk u përpilua as nga ata që sot shpifin, as nga ata që heshtën. Po ashtu, ka dhuruar 100.000 euro për rikonstruksionin e rrugës Sellcë – Vicë, që nuk çon në ndonjë resort privat, por në dy fshatra të Tetovës që për dekada kanë kërkuar ndihmë nga nomenklaturat e mëparshme, por e morën falë angazhimit të udhëheqësisë së tanishme të Komunës së Tetovës. Pra, së bashku me vlerën e paguar si dhe donacionet e dhuruara bëhet fjalë mbi 1 milion euro të dhëna nga operatori privat.

Të dy këto donacione janë miratuar nga Këshilli Komunal, me transparencë dhe pa dilema. Dhe janë të regjistruara, jo të imagjinuara.
Plani Urbanistik nuk është thashethem, është kontratë me qytetin.

Komuna e Tetovës as nuk ka shitur ndonjëherë pronë publike, as nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Ne nuk jemi këtu për të mbuluar gabimet e djeshme me premtime për nesër. Jemi këtu për të krijuar një partneritet të ri midis institucioneve dhe qytetarëve, ku prona publike nuk është monedhë, por vlerë që duhet mbrojtur me çdo çmim.Komun

a e Tetovës në vazhdimësi ka qenë e interesuar për krijimin e parkingjeve të reja përmes partneriteti publiko-privat, si në pronë publike poashtu edhe në prona private nga pal të interesuara! Gjithmonë kemi qenë transparent dhe të hapur për çdo inciativë në shërbim të qytetarëve! Kjo udhëheqësi komunal me në krye kryetarin Bilall Kasami, ka kthyer prona publike, jo t’i shes ato! Së fundmi, janë kthyer 3 parcela në pronësi të komunës si parkingu te gjyqi, tani është në pronësi të komunës, ku po punohet për vendparkime të reja. Parcela te varrezat ku u krijuan parkingje të reja, si dhe te blloku urban 13 (ish tregu i bullgarëve), ku edhe aty u krijuan vendparkime të reja! Ne po i kthejmë pronat publike, nuk po i shesim si i shitën udhëheqësitë e kaluara!

Të gjithë ata që për vite me radhë zhvatën pronën publike, sot flasin për ndërtim të paligjshëm. Ata që nuk dhuruan as një dokument për interes publik, sot akuzojnë për “donacione të dyshimta”. Por qytetarët nuk mashtrohen më me zhurmë, sepse zhvillimi nuk bëhet me statuse Facebook-u, por me vendime që mbajnë vulë e përgjegjësi.

Komuna e Tetovës do të vazhdojë të ecë në rrugën e transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit, duke mos i ngelir borxh asnjë klani, por gjithçka qytetarëve.
E vërteta nuk fshihet, sado që të rrotullohet zhurma rreth saj.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidentja Siljanovska mori vendim për faljen e disa të dënuarve me rastin e festës së Ilindenit, këto janë emrat
Next Article Gzime Osmani Ajeti në krye të Policisë së Tetovës – Gruaja që mishëron forcën, drejtësinë dhe profesionalizmin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?