By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryeministri Arben Fetai pret në takim zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Shenasi Toci
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryeministri Arben Fetai pret në takim zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Shenasi Toci
Maqedoni

Zëvendëskryeministri Arben Fetai pret në takim zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Shenasi Toci

admin
Last updated: 14/08/2025 11:06
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim me Shenasi Tocin, i cili së fundmi është emëruar zëvendësdrejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Gjatë takimit, Fetai ka theksuar angazhimin e plotë të Qeverisë për të arritur ekselencën në sektorin e arsimit, duke investuar vazhdimisht në modernizimin e infrastrukturës shkollore, përditësimin e kurrikulave dhe digjitalizimin e procesit mësimor. Ai ka nënvizuar se një nga prioritetet kryesore mbetet mbështetja për mësuesit, të cilët i konsideroi “zemra e sistemit arsimor”.

Sipas tij, përmes programeve të trajnimit profesional, rritjes së pagave, incentivave dhe mundësive për zhvillimin e aftësive digjitale, synohet krijimi i kushteve që mësuesit të ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të frymëzuar brezat e ardhshëm.

Fetai e përshkroi Shenasi Tocin si një figurë të dëshmuar në fushën e arsimit, me një histori të pasur angazhimi dhe përkushtimi ndaj përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit institucional, duke theksuar se kontributi i tij do të jetë vendimtar për realizimin e vizionit të një arsimi modern, gjithëpërfshirës dhe inovativ.

You Might Also Like

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV

Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8

Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

MPJ-ja bullgare kritikon Maqedoninë për rastin e Iva Mihajlovës, e akuzuar për aksident trafiku me viktimë

Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Edhe në sport diskriminim
Next Article Gjobiten 34 shoferë në Tetovë dhe Gostivar për parkim jo të rregullt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?