By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti inspekton punimet për tre vende të reja parkimi në lagjen Fushë Topanë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti inspekton punimet për tre vende të reja parkimi në lagjen Fushë Topanë
Maqedoni

Izet Mexhiti inspekton punimet për tre vende të reja parkimi në lagjen Fushë Topanë

admin
Last updated: 14/08/2025 13:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Kandidati për kryetar komune nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, sot doli në terren për të inspektuar punimet për ndërtimin e tre vendeve të reja parkimi në rrugën “Ismail Qemali”, në lagjen Fushë Topanë. Ky projekt, siç njoftoi ai, është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe lehtësimin e komunikimit në zonat me zhvillim të shpejtë.

“Sot e nisa ditën në terren, në Lagjen Fushë Topanë, ku inspektuam nga afër punimet për ndërtimin e njërit prej lokacioneve për parkingje të planifikuara nga Komuna e Çairit. Me këtë projekt synojmë të përmirësojmë infrastrukturën urbane dhe të zgjidhim problemin e kahershëm me mungesën e hapësirave për parkim — një sfidë që prej kohësh e ka vështirësuar përditshmërinë e banorëve. Ky është një hap konkret që do të kontribuojë në lehtësim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe tregon se kur punohet me seriozitet, rezultatet janë të prekshme,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe se realizimi i tyre do të bëhet me kujdes maksimal, në mënyrë që të shkaktohen sa më pak pengesa për banorët gjatë kësaj periudhe.

Lagjja Fushë Topanë përballet prej vitesh me mungesë të konsiderueshme të parkingjeve. Banorët kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme për mungesën e hapësirave për parkim, përballen me situata të komplikuara si parkime ilegale dhe penalizime të paplanifikuara, duke renditur komuna si përgjegjëse për mosrealizimin e premtimeve të hershme për garazhe me kate.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shteti i ndërton “të lirë”, por i shet me çmim të shtrenjtë
Next Article Rrahje në Kumanovë, arrestohen pesë persona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?