By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trajanovski: Po e lehtësojmë qarkullimin e trafikut përmes regjimit të përkohshëm të komunikacionit në mbikalimin, që është pjesë e nyjes rrugore Podmolje’’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Trajanovski: Po e lehtësojmë qarkullimin e trafikut përmes regjimit të përkohshëm të komunikacionit në mbikalimin, që është pjesë e nyjes rrugore Podmolje’’
Maqedoni

Trajanovski: Po e lehtësojmë qarkullimin e trafikut përmes regjimit të përkohshëm të komunikacionit në mbikalimin, që është pjesë e nyjes rrugore Podmolje’’

admin
Last updated: 14/08/2025 15:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me Kryetarin e Qeverisë së RMV-së, Hristijan Mickoski, ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, dhe kryetarin e Komunës së Ohrit, Kirill Pecakov, inspektuan punimet për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër nga Klimeshtani deri në Ohër, si dhe inspektim të punimeve ndërtimore në nyjen rrugore Podmolje ku njëkohësisht mbikalimi u vu nën regjim të përkohshëm të komunikaionit.

’’Sot inspektuam dhe njëkohësisht vendosëm nën regjim të përkohshëm të komunikacionit mbikalimin që është pjesë e nyjes rrugore Podmolje, me çka do të lehtësohet ndjeshëm qarkullimi i komunikacionit dhe do të rritet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion të cilët e përdorin këtë nyje rrugore çdo ditë në drejtim të Ohrit, Strugës apo në drejtim të Kërçovës.

Njëkohësisht dua të theksoj se me vendosjen e regjimit të përkohshëm kohor të komunikacionit do të krijohen kushte për ndërtimin e korsisë së djathtë të autostradës në zonën e nyjes rrugore, por edhe kushte për ndërtimin e pikëpagesës 1e cila shpien nga Strugë në drejtim të Ohrit dhe pikëpagesës 4 e cila shpien nga Kërçovës në drejtim të Ohrit. Presim që ndërtimi i tyre të zhvillohet shpejtë, me çka do të përparojnë punimet për përfundimin e nyjes rrugore Podmolje.

Më parë, siç e dini, që nga fillimi i muajit korrik qytetarët, turistët dhe të gjithë ata që udhëtojnë drejt Ohrit, qarkullojnë në autostradë me përjashtim në Botun, ku kemi një rrëshqitje të komplikuar të dheut që duhet zgjidhur, ndërsa me një ritëm të përshpejtuar po punohet dhe po kryhet asfaltimi në trasenë kryesore të një pjesë të autostradës në ndërtim Kërçovë – Ohër,’’ deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Ai gjithashtu shtoi se ka filluar asfaltimi i rrugës paralele qasëse Trebenishtë – Podmolje – Ohër, drejt vendbanimeve Gorenci dhe Orevnik, dhe se ka përfunduar betonimi i nënkalimit në segmentin 4 në 10+800km midis fshatit Mesheishtë dhe Trebenishtë, ndërsa në mënyrë intensive po bëhet asfaltimi i një kilometër e gjysmë rrugë në anën e majtë të autostradës pas pompës së benzinës Eko Petroll.

Me ritëm të pandërprerë po punohet në mbikalimin tek fshati Podmolje në rrugën rajonale, por edhe në aksin rrugor në Shën Erazmo, ndërsa në shiritin qendror po vendoset gardh elastik mbrojtës, ndërsa në Trebenishtë po punohet në nënkalimin në të cilin po ndërtohen muret mbështetëse si dhe po punojmë në mënyrë intensive në zgjidhjen e lidhjes me pompat e benzinës.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lidhi qenin pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë, arrestohet nga policia
Next Article Nikolloski: Është vënë në funksion qarkorja që lidh Ohrin dhe Strugën, Maqedoninë dhe Shqipërinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?